Untitled Document
Net ISVEIZI
        Gjuha jone sa e mire! Sa e ambel, sa e gjere! Sa e lehte, sa e lire! Sa e bukur sa e vlere!      (Naim Frasheri)
Kontakti
 

TREMBEDHJETE TITUJ TE TJERE - 353 lexime.

.

Gjithsej gjenden 0 komente per kete poeme !
Komento kete poeme !

ne shqip nga
Net ISVEIZI




1 TIGRI

Tigër! Tigër! djegur shndrim
Pyllit të natës shkrumbim,
Ç’dorë, ç’sy i pavdekshëm
Simetrisht të ngjiz tmerrshëm?

Në ç’thellësi a ç’qiej
Po i shter të syve diej?
Mbi ç’aspirantë krahë?
E kujt dorë kap zjarrë?

Ç’shpatull vallë, ç’art jetës,
T’i përdredh muskuj zemrës?
Dhe kur çmendurisht nis rreh ,
Ç’panik’krah, ç’këmbë frike?

Cili çekiç e ç’zinxhir?
Ç’furrnalte mbrun trurit hir?
Ç’hallk’ fuqie, ç’çelik pra,
Tenorin ze thonjsh klithma?

Kur yjet heshtat flakën,
Njomën lotësh parajsën,
Qeshi kur pa krijimin?
Të bëri dhe ty si qingjin?

Tigër! Tigër! djegur shndrim
Pyllit të natës shkrumbim,
Ç’dorë, ç’sy i pavdekshëm
Të mbrujti simetrisht tmerrshëm?


2 ABSTRAKTABSURDI NJERËZOR

Keqardhje nuk do kish më
Në s’bënim të varfër dikë;
S’do kish më as mëshirë
Në lumnen sa ne të gjithë.

Dypalve-paqë frika,
Kur egoistet dashnija:
E keqja pas thuret lak,
Tek karrema shpërndan merak.

Ulet të shenjttit panik,
Dherin rrebeshlotësh lag vrik;
Nis mbin pas poshtërsia
Poshtë këmbëve të tija.

Shpejt hap terrmadhen hije
Nga misteri krye trille;
Krimbin toku dhe mizën
Me mister u mëkon sqimën.

Dhe lind frutin Mashtrimi,
Mallkim’ëmbëlth goj’urizmi;
Dhe korbi thur folenë
Hijes së tij ngujur thellë.

Zotrat e detratokës,
Gjurmin Pemën gjenezbotës;
Por sa kot shkon kërkimi:
Rritet në tru njerëzimi.


3 LONDRA

Kottem rrugësh qëkuri njohur,
Fam’madhi Tamiz rrjedh kaq pranë,
Kqyr fytyrash që takoj-ftohur,
Shenja trishtesh, dhembje gjithanë.

Në çdo të qarë tek çdo burrë,
Në çdo lot fëmije panikur,
Në çdo zë e në çdo çensurë,
Gjegj të mendjes pranga kalitur,

Ja çjerronja e oxhakfshirsit,
Tmerron kishat nxirë marazi,
E ushtarit pasthirrmë fatligshtit,
Gjaksisht rend nën mure pallati.

Por, ç’më tepër dëgjoj mesnatës,
Mallkim’ i të resë kurvickë,
Sapo lind shkatrron lotin afshës,
Vyshk sëmundjesh shtratin martesligtë.


4 WILLIAM BOND

Si çmendonja po më duken vajzat,
Mendoj trisht sikur duan të vrasin,
William Bond do vdesë i pa fat,
Vërtet sëmundjes lëngon fort mallkim.

Në kishë shkoi një mëngjes maji,
Pritur prej Zanave, një dy e tre,
Por Engjëjt Mbrojtës I zbuan pari,
Në shtëpi kthen më I varfër se ç’qe.

Nuk doli më livadhit a fushës,
Kurrë s’shkoi në qytet a fshat më,
Re’vrertë pis pragut kthen përhumbës,
Ngujet në krevat plandosur paqmë.

Dhe Engjlli Mbrojtës tek këmbët e tij,
Dhe mbi krye me një Engjëll Mbrojtës,
Dhe në mes një shkrumb’zezë re errmi,
Dhe mes sëmundjes një burrë ofshës.

Dhe kish Mary Green të djathtës dorë,
Dhe ish motra Jane dorës së majtë,
Rridhnin lotët sterr’resë nxironjë,
Dhembat burrit t’ia shpinin largmë.

“Oh William, në dashuron tjetër,
Një tjetër më tepër se Mari shkreta,
Shko merre për grua tjetrën femër,
Dhe Mary Green skllave i bëhet mjera.

“Po Mary, një tjetër çmendur dua,
Dua një tjetër nga ti më shumë,
Tjetra do gëzohet si imja grua,
Po ç’të bëj pas me ty-medet unë!

Pasi je zbeht’hirmja Melankoli,
Ftoht’shkëlqim i hënës jotja kokë,
Ajo freskët kuqshkëlqen plot trondi,
Ndër sy dielli i rrezon kurorë.

Drithron Mary, Mary shndrrohet akull,
Mary tej ra djathtas dyshemesë,
William Bond, motra Jane vagullt,
Zor t’I shpëtonin Mary’t flijesë.

Kur befas u ngrit gjendur papritur,
Të dashurit William-krahdjathtë,
Të djathtit krah të krevatit ç’ligshtur,
Krejt i saji William Bond pranë.

William Bond’it Zanat kryesh flatrur,
Kërcyer kokë saj shndrirë qarknin,
Joshbardhës nënkresë tejm krah’hapur,
Dhe Engjëjt Mbrojtës e lanë shtratin.

Mendoja se diellit jeton ndjenja,
Por oh! gjallmon në verdhmën e hënës,
T’a gjej dashurinë ditve palcnxehta,
Por, natës qenka mikpritse ëmbëlths..


5 ENGJËLLI

Një ëndërr pashë! ç’të jetë?
Trisht’ve isha mbretëreshë,
Mbrojtur nga një engjëll mirë,
Fat pa tru-mashtrim’mjerimtë.

Ligsht qaja natë e ditë,
Ai më fshin lotët shndrirë,
Qaja ligsht ditë e natë,
Gazmet fshija zemrës bardhë.

E flatrat ndezi tej shtegtim;
Agu kthehet kuqpashterim;
Lotët thava, frikrat urta
Me mijra parzmore e ushta.

Shpejt engjlli më erdhi sërish;
Armatosur isha mërish;
Pse rinia m’a shteri kohën,
Flokët gri më makthnin kokën.


6 DHOMA PREJ KRISTALI

Virgjra më ze pyllit thellë,
Ku kërceja ngazëllenjës,
Kabinetit të saj fshehtë,
Më mbylli me t’artin çelës.

Flori shndrinte Kabineti,
Rrezim perlash e kristalesh,
Brenda tij një botë shendi,
Emblej nata hën’livadhesh.

Pashë atje tjetër Angli,
E re Londra tok me kullë,
Të tjera: Kodrat & Tamizi,
Kopshti Surrey nursashumtë.

Si ajo-zonjushë tjetër,
Akull, mjaltë, shkëlqimlargët,
Trefish virtytet ngjizmvjetër,
Oh ç’frikëmbëlth drithmëqashtërt.

Oh ç’trefishe buzëqeshje,
Më mbushi sa shkrumba flakë,
Përkulur t’a puth ndjenjdehse,
Një trefishputhje marr prapshtë.

T’a ze Sekreten Formë-s’mund,
As egërsisht duarzjarrmtë,
U thye Kabineti Kristalshkrumb,
Bëhem foshnj’ i qaramantë.

Mes pyllit voglush lotligmë,
Qarsja grua u shtri zbehtë,
Dhe jashtë në ajër rishmë,
Vajesh mbusha erën krahlehtë…


7 * * *

“Le të hapen bordellot në Paris,
Kërcimshkëlqyese, dritlarme,
Murtajën zgjofshin qytetit ofshpis,”
Flet Mbretresh’hirma mes France.

Mbreti u ngrit mbi të artin divan,
Vrig thotë sa gjegj këtë lajm titan:
“Çonju, çapni-trumpeta, daulle,
T’uriturit ngrënshin kore, krunde.”

Dhe pas dha një të madh solemn premtim,
“Njerëzit nuk dua t’i vras ç’nderim,
Por në rebelen ferri i pret trisht,
Të shkojn’ u duhet një zile e prift.”

Ati i askujt aherë,
Kollet, gromsin, ze të pjerdhë,
E tha, “Po vdes të pres, të qëndroj e pikturoj,
Aq tepër sa dhe luft’ e kasaphan’ adhuroj,
Më kot lutje dhe brenga,
Kur sjellin ndër dhera,
Të dhjetmijve gjak luftëtarësh nën shemba.

Sapo preku Globin-e Francës Madhni,
Nga petk i saj murtaja lëshohet marri;
Por e jona Lavdë zgjatet përmbi tokë,
Dhe krejt adhuronjsit e qarkin kurorë.

Fayett’i-mbretit Luis në krah,
E sheh tek lëviz dorën,
Uria shpejt shpërhap nëma,
Frut’tokës sjell sqotën.

Fayett’i sheh të qeshë Mbretka,
E syrin ëmblak pulit,
Dhe ja-murtaj’ flatrimshpejta,
Rrug’rrugësh fort çudit.

Fayett’i kqyr Çiftin Krenparë,
Zinxhirlotit lidhur mjerë,
Por heshtur qan ngashërizjarrmë,
I ruan nga të tjerë.

Fayett, Fayett-bler’ e shitur,
Shitur jotja ardhmë,
Tej flak të keqen lot’hidhur,
Këmbim dhembës paskajmë.

Kush ndërron të tijën vatër,
T’i rrijë tjetrit dere,
Kush shkëmben bukën grurpastër,
Me të burgut dysheme?

Oh, kush buzgazet detveriut,
Ndjenjkeqardhje klithmstuhisë,
Ndërrohet bebja salindur,
Me qenin pas portshtëpisë?


8 MURGU GRI

“Po vdes, foli nëna, vdes ndër duar,
Më vdesin fëmijët buk’munguar,
Ç’do thosh më tepër Tirani ç’mëshirë?’’
Murgu u ul të gurtit shtrat trishtë.

Gjaku kuq pikoi prej Murgut Gri,
Plagosur ish krah’këmbë krejt burri,
Kërrusur, kërcinj e supe prore,
Posi rrënjët e pemëve të moçme.

Syri thell’shteran, loti s’kish rrjedhë,
Flet një gromsimë prej dhembjes nxjerrë.
Ligm u përqeth mbi krevat dridhërim,
Pas tha trisht gjysmëzëri hidhërim:

“Kur komandoi dorshkrimin Zoti
Or’studimesh zemër mesnatsqoti,
Më tha: ç’shkrova duhet të provojë
Ndalimin e ç’ka desha mbi Tokë.

“Im vëlla mes dy muresh vdiq urie,
Lot I bijve shpirtin m’a bën thërrime,
Pengimash hedhur përqesh zinxhirin,
Përkulur ua shpërfill torturimin.

“Ati yt nxorri shpatën në veri,
Me mijra të fortë marshoi shkrepti,
Në çelik yti vëlla ngjeshmharbim,
Ligash që ndjenë bijt’ e tu-shpagim.

Por më kot shpata, harku fort më kot,
Me to lufta s’mund të kurrfundë dot,
I vejushës lot, Lutja e eremitit,
Mund t’a çlirin botën prej frikimit.

Pse mendimtar qenka lot’ i vjetër,
Dhe psherëti shpat’ e Mbretit Engjëll,
E DhembjeMartirit HidhmGogësimë,
Shigjetë nga Hark’ i Plotfuqishmë.

Krevarin gjen e Hakmarrjes dorë,
Ku Tiran’ i Purpurt prehron ngrohtë,
Hekurt i thërrmon kokën Tiranit,
Dhe vend të tij u bë Tiran fatit.


9 E ARTA RRJETË

Tre virgjinka ditës fundmë:
“Për ku djalosh, po shkon kundmë?
Dhembjen vuaj, vuaj dhembën”.
Qarja, lotët-jet’tej s’shterën.
Flatra zjarri njera veshur,
Pllakçeliktë tjetra ngjeshur,
Tjetra psherëtim e lotë
Shndrin syve të mij petkftohtë.
Një rrjetë lindën thurm’artë,
Degëve t’a varin paqmë,
Për vuajtjen qaj keqardhur,
Tek shoh Nur e Ndjenjë flashkur.
Të konsumohen gjuhflakës,
Dashuripërçmore lajkës,
Lotësh mbështjellë dit’natë,
Krejt shpirtin shkriva klithvrazhdtë.
Kur lot shohin, një Buzqeshmë,
Që shtang dhe Parajsën vetë,
RrjetArtën thur qiejsh ëndrrisht,
Si mbi Pinjon vënë butësisht.
Mbi mëngjes të simes ditë.
Poshtë Rrjetës qëndroj frikmë,
Zjarr tuj lëçitur Djeguri,
Tuj ngrënë coprra hekuri.
Tash përtyp Psherëti e Lot,
Oh ag! shpresës do ngrihesh sot?


10 MARY

Mjaltza Mary, herpari që ish atje,
Hyri dhomës së Ballos Festonjmadhe,
Rreth u hapën Burra të rinj e Zonja,
Prej çdo gjuhe eh ç’fjalë nxirrte joshja:

“Një Engjëll ka zbritur qiellores klimë,
Apo kthyen të artat kohra rishmë;
Syçkat i refleksin rreze brilante,
Kur buzët çel - nis këngët Maji hare.

Mary harbon shendit mendor zjarrhirmë,
Buzqeshjesh shton të Natës lumturimë.
Kurrë nuk skuqet ballgjithkujt për çudi,
Kushtim vlen për Dashuri e Bukuri.

Në Ag Fshatarët u ngritën kënaqur,
Gazet e natës mendjesh duke prapsur,
Dhe Mary u ngrit mes Shokësh fatlirë,
Por, s’duhej të shih kënd tutje kopshtisë.

Kurvë e quajtën ca, ca-krenare,
Ca përplasnin derën kur pranë çapte,
Ftohma i ra mbi, skuqja ç’feksi gjitha,
Fishkur i ranë vjellc e trëndafila.

“Oh, pse linda me nje Fytyre ndryshe?
Pse vallë jo si kjo Rracë Cmirndyre?
Pse Parajsa dje më dha duar begate,
E sot më zbret tokës cmirzezare?

“E butë-pëllumbth, e dobët si qingji,
Cmirpërbuzse Kristianja Dashuri,
Por, në çmon Cmirën, mbet faji Meritë,
Pse tek i but’dobti ligën mbjell trishtë.

Do t’a venis nurin s’do vishem hirmë,
Larg Ballos do rri, s’do shndrij më retinë,
Në i dashuri tjetër ka dashuruar,
Dorë s’i jap, Cmirës qoftsha çliruar.

Pastër, thjesht veshur, del Mëngjesit çiltërt,
“Qenkërsh çmendur Mary,” Rruga çjerr Fëmijët,
Thjesht e pastër del në Mëngjes petkbardhë,
Mbrëmjesh në shtëpi kthen mbuluar baltë.

Dridhej e qante ulur ndankrevatit,
Natën harron krejt, qan e dridhet shtatit,
Harron Nat’harrim që mbërrin shpejt Agu,
Memorja Fytyrë Përçmimit vlagu.

Me Përçmore Fytyr’ e Sy mohore,
Rrëmujshpirtrash Mary trurin mbush prore,
Fytyra të Bukura s’ka kujtim më,
Veç tëndes Mary, krejt Fytyrat-Cmirë.

Jotja: Fytyrë trishtme dhe Dashurie,
Jotja: Fytyrë Kujdesi e Dhimbje,
Jotja: Fytyrë Frike dhe Terrori,
Kurrë s’gjen paqë deri shtëpi morti.


11 LETRA 2 PËR THOMAS BUTTS’IN

Me lumturi hedhur kodrave pëmbi,
Në një re ku ftillet e vesta ëmbli,
Me një qiell blu feksur tej mbi krahë,
Dhe të butin diell ngjitur këngvalë,
Me pemë e fusha plot Nimfa xhuxhe,
Dhe djajth që luftojnë sho’shoqin tutje,
Duke kujtuar të Hayley’it vargje,
Kur zemra më trokiti gjuhës amtare,
Në tendat Hawthorn me Engjëj mbjellë,
Ku madje dhe Zoti shend orët vetë,
Me të Argjendtë Engjëj simes rrugë,
Dhe Demon’ Ari që kush s’ia del kurrë,
Me Atin tim që qëndron përmbi erë,
Dhe Robertin Vëlla që pas vjen lehtë,
Dhe Vëllai John i keqi pa ndjesë,
Zezim një reje kërkon parave pjesë,
Ani pse vdekur behin udhës time,
Se s’më durojnë inatesh plot tërbime,
Tok luten e hedhin të tyret lotë,
Plot mbushur me shpresa e frikëplotë,
Me mijra Engjëj flatrur përmbi erë,
Tuj hedhur shpinës dëshpërimin shterë,
Për t’i përzënë jashtë rrugës yshtur,
Më ndalon të ec një Gjembaç i ngrysur,
Ç’ka të tjerve u duket çikërrimë,
Më mbush plot me hare a vaj plot vlimë,
Pasi dy vizione më shohin sytë,
Gjithnjë jam me një vizion të dytë,
Me syrin e brendshëm brenda burrit gri,
Një gjembaç mes rruge me të jashtmin rri,
“Nëse guxon kthen pas-foli gjembaçi,
Keq në kobni do të tradhtohesh pari,
Pasi këtu ulet Theotormon’i vetë
Dhe Enitharmons’i përkulur është thellë,
Dhe i tmerrshmi Los kështu ka betuar,
Ai që pas do të kthehet penduar,
Varfëria, Cmira, Plak’koha, Frika,
Mbi qivur do t’a sjellin gruan e tija,
Dhe ç’ka dha Fuseli dhe Butts do të japë,
Një shkëmb të zi dhe një shpellë terranë,
E shtypa zemërim gjembin me këmbë,
Dhe u ndava lig prej të tijës rrënjë,
“Dhe në të jetës rrugë ndahen pa cak”
“Dhe ç do lumturi t’i bëhet pleh pas pak”
“I shtrenjti Butts përbuzjes ftohtë të ndjehet”
“Pse Hayley’it i dhashë të tijin respekt”
“Sikur dhe Flaxman të më kqyr marrimash”
“Dhe krejt miqtë të gënjehen dyshimash”
“Ime shoqe jetoft’ helm motrës sime”
“A ime motërz me të dashnisë dhimbje”
“Mallkimet e Los’it hijes së tmerrshme,
“Dhe të më frikë terroresh makthngjethshme”
Kaq fola dhe shpraza inatin duftë,
Ndër udhë plaku më ngrinte rrëmujë,
Pas Los’i u shfaq me fuqitë prore,
Diellit tuj më zbritur para plot hove,
Viziondyfish fytyra në flakë,
Los’it ngujmendjes-diellit para: jashtë,
“Të miat duar punojnë natditë”
“E shlodhja kurrë s’më bujt paqehirmtë”
“Gruaja ime nuk kënaqet trillesh”
“Përveç asaj ç’ka i mbërrin prej qiejsh”
“Hamë fort pak; pijmë dhe më pak-çudi”
“Kjo tokë nuk e pjell tonën lumturi”
“Tjetër diell na mëkon rrënjë jete”
“Ne nuk ngrohemi nga të tuat rreze”
“Nuk matet Koha tek rend për tek unë”
“As hapësirën s’po e shoh dot kundmë”
“S’më stoliset mendja nga jojta shndritë”
“As yti terror kurr’ s’do më panikë”
Kur tejkah e volla mosbindjen time,
Dielli qiejsh përplitej në dridhje,
Hëna që tutje rrezëllinte poshtë,
U bë me lebër-kurmbardha dëborë,
Dhe çdo shpirt njeriu mbi tokë dhembe,
Shqetësim ndjeu, sëmundje e vdekje,
Djegur humba udhe nën diell vlimi,
Me të mendjes harqe, shigjeta mendimi,
Harkun fort tendosa frymëmarrjesh flake,
Shigjeta më shndriti mbi duajt ar’larme,
Vëllai e babai çapnin përpara,
Me gjak njerëzor pikohej parajsa,
E tash po shoh një vizion katërfish,
Katërsori vizion m’i shtjell sytë rish,
Për kënaqjen katërsim më të madhe,
E trefish Beulahs ndër butësi nate,
E të dyfishtë gjithnjë na mbroftë Zoti,
Nga i vetmi vizion e ky gjumë Newton’i.


12 KËNGË LUFTE
PËR BURRAT ANGLEZË

Gatitni për luftë të hekurtën helmetë,
Sillni shortet hirur skeptërmëdhave sfera,
I Fatit Engjëll i vërtit dorës së shenjtë,
E ndër tokën josh’errët i hedh për ngadhnjenja!
DhembGati, FlijGati.

Zemrat përgatisni për të fshehtprekjes Mortje,
Trupat për dhëmbë dheu, shpirtrat për fluturim!
Gatisni krahët për të lavdishmen fitore!
Gati sytë të takoni Zotin hyjadhurim!
DhembGati, FlijGati.

Lajm i kujt është? Duhet të jetë gjëm’imja!
Pse më zhytet zemra, pse në faj imja gjuhë?
T’i kisha tri jetë, për ty kauz do vdisja,
Me shpirtrat të ngjis tokën ku shpatova si burrë.
DhembGati, FlijGati.

Shigjetat e ZotMadhit janë lëshuar tërbim,
Në qiejt që ulen presin Engjëj Vdekjeje,
Mijra shpirtra kërkojnë të dritës mbretërim,
Mbi re qielli do marshen njësh mes heshtjeje.
DhembGati, FlijGati.

Ushtarë gati! E qiellit kauz - jona,
Gati ushtarë! Të vlefshëm për kauz trimash,
Etërit do përqafim në të tej’jetshmit frona:
Gati, o trupa, që do bini sot thirrmash!
DhembGati, FlijGati.

Alfredi do qeshet, bashkë me t’ëmblën harpë,
William Normani dhe Klarku mendjezbardhur,
Dhe Zemër Luani, dhe Eduardi mjekërnatë,
Bes’tok me Mbretreshën për të na mirseardhur!
DhembGati, FlijGati.


13 PARASHIKIME PAFAJËSIE

Thërrmijrërës të shohësh botën,
Dhe Parajsën-të egrës lule,
Pafundësia të t’a rëndë dorën,
Ormiklonjse Përjeta fatlume.

Një gushkuq lig ndrydhur në kafaz,
Parajsën krejt ngatërron maraz,
Çerdhja plot pëllumba gugatës,
Shkund regjionesh Ferrin afshës,
Port’ të Zotit qeni urivdekur,
I ndjell shkatrrimin shtetit shkrehur,
Keqtrajtuar rrugës kal’ziu,
Kupqiejsh klith për gjak njeriu,
Qarja e lepurit në ndjekje,
Prej trurit shkul fibra paprerje,
Trumcaku plagosur krah’ëndërrt,
Eh ç’ia ndal një engjlli këngët,
Armatosur gjeli luftlojrash,
Diellin tremb tek ngrihet kodrash,
Ujku e luani hungërimash,
Nxjerrin Ferrit njerëzit shpirtrash,
Hov’egri drer zabelesh moti,
Me kujdes ruan çdo shpirt robi,
Konflikt publik lind qingji shkelmur,
E rish fal kasapin thikçmendur,
Lakuriqi pasdites krah’rëndë
Trurin që s’beson ka lënë,
Kërthizë natës bufi çjerrë,
Frikmosbesuesit I jep vlerë,
Kush plagos harabelthin plumbtë,
Nga njeriu s’do duhet kurrë,
Kush zemëron demin ngacmonjshend,
Nga asnjë grua s’do dashurohet,
Tek vret mizën mistrecthi djalë,
Bën armike çdo merimangë,
Cili guxon përndjek një zanë,
Ngujtet cak’pa terresh ndër natë,
Gjethes, i mëndafshit krimb-trembim,
Të përsërit të nënës shqetsim,
Mos vrit ag’muzgjesh fluturza kurrë,
Shpejtas afron gjykim’ i fundmë,
Kush kalin stërvit për luftë zelltë,
Nuk e tejm të veriut pengesë,
Të lypsit qen, macen e të vesë,
Ushqeni e shëndosheni vetë,
E verës mushkonjë këng’urtë,
Helm merr nga e shpifësit gjuhë,
I hardhucës helm e i gjarprit,
Djersë këmbësh të cmirkatranit,
Helmi i mjaltonjmirës bletë,
Xhelozi e artistit shkretë,
I princit petk, rreck’ e lypsarit,
Kërpudha helmur çantkopracit,
E vërteta thënë qëllimkeqe,
Më ligë se çdo shpikmgënjeshtre,
E thënë që kështu të jetë,
Gaz e dhembim njeriu vetë,
Dhe kur këtë e dijmë paqmë,
Botës ecim sigurilargmë,
Lumtonj’ e vuajtjë-një gërshet,
Për të Shenjtin shpirt i ëndërrt petk,
Nën çdo humbje e në çdo plagni,
Mëndafshqëndisur fshihet gazi,
Foshnja vlen-jo ç’rrëfen pelena,
Gjithkund kaq njerëzoresh dhera,
Bekimi lindi duarsh vegla,
Çdo fermer I kupton plot qeshma,
Prej çdo syri çdo lot ligsht rënë,
Bebe bëhet përjetës tërë,
Kjo kapet nga Femrat shndrimëri,
Vetkthyer thjesht në kënaqësi,
Blegëri, alurenja, pallje,
Dallgë përplasur bregparajse,
Bebja që qan kamzhikur heshtjes,
Hakmarrjen firmos mbretrimvdekjes,
Ajrit flatrur të lypsit rrecka,
Parajsën çjerrin si me kthetra,
Pas pushke e shpate-ushtari,
Qëllon të verës diell frikshkari,
Pen’ i të varfrit vlen pa hile,
Sa krejt ari brigjesh afrike,
Pika shtrydhur duar punmadhit,
Blen e shet tokat e kopracit,
he nëse lart mbrohet prej Zoti,
Shet e blen tok i gjithë kombi,
Kush mashtron besimin vobektë,
Veç do përqeshet vdekje e jetë,
Foshnjën kush meson të dyshojë,
Prej varrit kalbur kund s’do shkojë,
Kush nderon të të voglit besim,
Mbi ferr e vdekje triumt bekim,
Urtat e plakut, loj’ e fëmijve,
Janë njësh frutet e dy stinve,
Pyetsi që mashtron tek shtiret,
Kurrë s’do dij’ si të përgjigjet,
Kush bazohet fjalësh dyshore,
Dritditurinë shuan prore,
M’I forti helm njohur ndër botë,
Erdh’ nga e Çezarit kurorë,
Hiçi e ç’formon rracën tonë,
Si parzmoren e çelikta morsë,
Kur Ar e Zmerald plugjet hirtin,
Gjunjim Artesh ke egoizmin,
Kllouni, gjinkalla këlthitse,
S’e merr të duhurën përgjigje,
Inçmilingona, milja shkabndrimtë,
Bindin qeshmash filozofitë,
Ai që dyshon në sheh çdoçka,
Kurrgjë s’do t’i besojë koka,
Në dyshojnë hënë e diell,
Menjëherë shuhen në qiell,
Apasionit-mund bën mirë,
Por mirë jo pasionmbrujttirë,
Kumarxhinj e kurva lart në shtet,
Fatin e vendit ngrejn’ ligjmedet,
I prostitutës lot rrugrrugicë,
Çarçaf i flladzon plakAnglisë,
Ngadhnj e mallkim i fitim’humbsit,
Anglis’ i vallzojn’ kortezhfundit,
Çdo natë e çdo ag plot përçmi,
Disa ligsht lindin në varfëri,
Çdo mëngjes e çdo muzg ëndrrirash,
Disa lindin kënaqësirash,
Lindin ndjellëmblash kënaqësi,
E disa pafundtares errësi,
Udh’hiqemi besim gënjeshtrës,
Kur s’shohim sy’hapur thell’eshtrës,
Kush lind natën perëndon në natë,
Kur shpirti fle rrezesh drit’artë,
Shfaqet Zoti, Zoti dritprajshmë,
Për shkretshpirtrat endur ndër natë,
Por vegon një Formë Njerzore,
Për kë mbretriditës rri prore.




Komente per TREMBEDHJETE TITUJ TE TJERE


Posto komentin tend.
Per arsye abuzimesh komentet do te publikohen pasi te kontrollohen !!

Emri juaj :
 
Adresa email :
 
Komenti juaj :