VARGJE pa ARKITEKTURE - 595 lexime.
.
Gjithsej gjenden
0
komente per kete poeme ! -1- Me yllin pa ngjizmëruar të një dëshire tej horizont gojës, -2- Me zërin e çdo agu mprehur limash ere në tonalitet blerimi, -3- Me re xixëllimzash gjelbërore më mbushet, -4- Zjarrmëtirë hap’padukshme na bujtti beft era, -5- Autostradë kahpanjohtare qenka jotja gojë, -6- Nëpër tunelet e hijeve tejet pyllit të panjave, -7- Nisur kam t’a shoh shtrembërisht prej sa tepër larg, -8- Sa herë verbëria somnanbulshëm bën parabolën est-west, -9- Energjidyshimtë, rrënjazi, pema sythekaltëruar e thirrjes, -10- Rreth kafazit mureqelqtë të natës uzurponjë, -11- Thellë liripraruarit pallat dinastik të fjalës, -12- Sipas kauzës së metereologëve krejt stuhimat breshërore, -13- Nëpër elektrikun kabëll të vështrimit, -14- Në kopështin e përmendoreve lavdpashlyera të gabimeve, -15- Nëpër hipodrome ilegale kënaqësirash,
Komento kete poeme !
Tashmë thjesht thëngjill zërit strukthuar erës,
Brenda kornizës së një përqafimi ende fatpamundur,
Gishtërinj naivë harenjazi vizatuar kanë,
Një peizash ngjyrakapërtherur shkretëtimegërth,
Ekualipte shkëmbenjsh kacavirren buburrecazi vetëtirash,
Hartës së arsyes ku mungon zanafillazi një lumë,
Gjurmë deveshë harrese hijazi bëlbëzojnë,
Endrrash ku s’guxon të sythojë qielli,
Shtigje që i ngjiten me katapulta asteroidësh kalaerrësirës,
Ku daullja e himenit të verbimit nuk di ku mbrujtet,
E herherazi s’druaj t’urithem betejabraktisjesh,
Palcpërdhuntareve troje të keqardhjes,
Ku ti kalendarhumbjesh pelëron paniktare vijkufijsh syrit,
Duke i ngatërruar frakun stinës parakohëse,
Si stuhi valleblertë antipagëzim bekimave vërshon,
Heroinisht tuj i injektuar jetë trishtit,
Rrokullisesh shpatsterilitetit të besimit si një ortek mushti,
Teksa ligur deh diabetikash overdoze dhe perënditë,
Pas, arenë një urimi si shirok ofshdiellt,
E embrionon deri rrënjë gazit me ar elbnajën,
Për shatërvanet krojeilegalë të birrës së një feste,
Që, koordinatash utopike të habizmit kurrë me emrin tënd,
Përkushtim meje s’do denjë të fishekzjarret,
Gjithsesi shpaghidhmëria krahmurtajazi më kthen,
Në sheshin e kryqeve monumentuar nën korbat e realitetit,
Ku somnambulshëm një dorë hirmisterazi panjohur,
Vazhdon e thuron kurora kangjellash,
Nga s’duhet të më kapërcejnë mëzthat e irisëve,
Ndërsa valëzimqark, dheu, rish epshzhurtë,
Prej kurrmbërritësisë së dritës nevojë pashkeljes së hënës,
Pse adoleshentet kaprollka puthjesh,
I tremb ligjminorenshëm hiena e dëshpërimit,
Që ruan kuadratin ku ti beft vjen e bliron mirazhet,
E me kroje aromëzirash flakëruar delireve,
Më elektrizon me përdëllim alienor krejt pyjet e qerpikve,
Mahnirë kur t’adhuroj nga tjetri breg,
Vetmor lavjerrë majë lentes së perceptimit,
O shi që si s’më lag me bletë ekstaze deri eshtës,
Qoftë veç një çast kur i vërteti bari i peizashit vlaganjor,
Prej shtjellës së hirit të ritit xheloztar,
T’i jetë mbaruar zhgarraviteti i ekzistencialitetit,
E të hyjë piramidfjalës pa më lehur nga pas,
Gjithkund Edenit ku erashkë emocionesh vesëdiamanten,
Petalekometikët tulipanë grishmë turpit purpurluar,
Në pranverës mohore të frympërjetisë sate,
Që, si vallë i pendimit hy s’i pyet tempullhabie:
Ç’shpresojnë e ç’lypnijnë e ç’kërkojnë,
Plazmuar me zmeraldë pasthirrmash dritmërim akullnaje?!
Recitoj në teatrin e ullinjve ç’rrënjuar,
Ujëvara shekspiriadash pa emra monologësh,
Që kundmi s’ua kam gjetur këngëzimat e tragjedisë,
Fluturat ç’ngjyrtare të rrokjeve m’i përart vesa terrlehonë,
Me yjet vjedhë vyshkjes së gjethnajës,
Tash djajtthë që më ruajnë kullave të ngurenjës,
Tok dua t’i shkoj një pas një ndër heshtën e depresivitetit,
E krejt si ujërat të flas e si trëndafilat,
Si kuajt e si kometat e si lejlekët e si luleshtrydhet,
Kur rish s’kuptoj pse hesht si ikonat e si gurët,
Si dëbora e si gjaku e si yjësitë e si gjarpërinjtë e si ketrat,
E shpesh kam kaq frikë t’a pij gurrenjza dritës,
Edhe kaltëremin qumësht të zërit tënd,
Sa herë në thithën e shkëmbit të gjirit të dëshirimës,
Mohuarazi më zvarritet agonisë puthërima,
Por, zhapikët lodhur të buzëve eh sa më zhurijnë,
Pse s’druajnë të t’ia pushtojnë tejshkretanirat paqërimit,
Asgjë nuk bulkthërin veç kaloshinës së kthimit,
Kahpenduari për në portat e origjinës,
Ku arkitektvrari qytetth imagjinar i ardhmëtirës së fatit,
Sapo i ka rimbaruar së lartuari muret,
Meqë kush i shembi qiejsh dje minaretë e fantazisë,
Di dhe të thurrë flamuj për ezane kobnesërme,
Kështu si unë gjith’heri i besoj fesë orientimpatradhtore,
Të murgeshave iluzione të mia shpirtprostituore,
Të murgeshave iluzione të mia shpirtprostituore,
Përzgjedhurtar qenkam tek kjo detyrë,
Të ilustroj shembullin e patjetërshmërisë lirisë skllavtare,
Mbetet veç dënimi im poetist t’i besoj,
Korit të fantazmave të vegimnajës pasjetëse,
Ku m’i mbushin braktisqaret lëndina ringjalljetëra,
Me drerthit e ngazëllesave e plot kaprollkëza entuziazmi,
Tuj m’a përjashtuar hyun e koshiencës,
Nga parajsa plehurnajore e kurthit të realitetit,
Ku prangave të politikës u humbin çelësin,
Ku altarët e drejtësisë janë kauzash zota zhvirgjëronjës,
Ku të rutinës dragonj as që kanë dëgjuar kurrë,
Për gayprofetë e apostuj biseksualistë,
Ku hienat e dëshpëresës lahuta gdhendin në eshtra,
Për biblën qe ende s’denj planetit të zbresë,
Ku sot koorporatat e alurenjësve as me ettimë shpatash,
S’mundkan t’a shijojnë mollën ev’adamiste,
Ndaj ndër hojet e kuptimit zulmëroj miliona bletësh,
Thëllë më ndjeni lutjesh për të më zhblasfemuar,
Jo-për asnjë lloj ofrimi shpagshpërblor,
S’hezitoj t’i tradhëtoj haluçinacionet e mia,
E as palo penën shkulur prej spektrit që rish urithëzohet,
Nën krahun kurrë shflatruar të një sonate korbi,
E as pellglot kryqit mermeror të syrit,
Ku ti pasqyrohesh emërngjethtirazi-dashurimza ime,
Sa herë fort mall ke për përmasat universale,
Të një përqafimi që sapo nis uraganon prej nëndheut tim...
Qiellthi polçekuilibruar i përqafimit trishtesh pamundur,
E shiu që pres trumpetisht të gjerbojë,
Prej thëthirhon çatisë nxirimargjendtë të syve të tu,
Lot embriondrittë s’do guxojë mendjes të jetë,
Në mos musht i një stine që s’m’a ka mbërrirë ekzistencën,
Pik’pikë ninullëzimash kjo magmëtirë,
M’a mbush liqenin bregperëndueshëm të plakzemrës,
Ku flatrimegra po lodrojnë patat e dëshirave,
Me pendët sa vlagpurpurluar ujrahënës,
Teksa kuajt e ëndrrave bardhëruar imitokan luzmonjash,
Të iluzioneve përrenj që si s’i gjetkan kund det fjalës,
Shkallët e hidhërimave më zbret tri e nga tri,
Shenjti frik’kurrë pagëzuar i errësirës,
Ujqërit blegëronjës të dyshimave tash i lëshoj nga vatha,
Të kullotin yje mbytur varrthelli kupolës panteonike,
Derisa rish të më mbërrijë bariu i agut,
E delja këmbharlisur e lirisë vallesh të ribëjë kërdi në mua,
Prej pasionpushtuarave lëndina muzash mohuar,
Të m’i zbojë çdongjyrazi shtojzovallet,
Gjeografisë gjenezike krejt si dje fatvetëm të perandoroj,
Mes tempujsh shkretantarë të shpirtit,
Ku dëshmisht veçse ti qëllon që në trajtën e një flladi,
Mbi thërrmija kaltërsire m’a thurr mjegull rërën,
Dyermbuluarazi duke e humbur shtjellën tej,
Ndër kurthëri kohësh kurrë realitetuar,
Pikiadshpalosje engjëllzorëve krahë të muzgut pa harruar,
Të pëllumbëzohesh mijëra metaforash,
Me qindra oktavë rrebeshesh gugatjeve dënestare,
Zemrën të ritmosh mbi tjegullat e makthit tim,
Pse as shtrembrakeve udhëtira gjunjlodhura të së sotmes,
S’më blerëzoi okë duarsh kurmi i flakëtirës sate,
Kushedi në ç’pikturë do të të kenë ngujuar ankandesh,
Gazlashtët djaj emërbekuar të herezive,
Apo ndoshta bronzin sterilor të së qeshurës,
Po t’a gdhendin në lëkurën e këmbanareve të së nesërmes,
Për të m’i zgjuar thellndjellakobit lebetirazi,
Perënditë që rish m’a mbrojnë mëkatin,
Eja e ktheji nga arratirat në mundsh pastaj lejlekët,
Po mes sofrës bujarisht shtruar nëpër stinë blasfemirash,
Paparashikuar gjithshka ndodh pse ti,
Dhe kur m’i ikonëzohesh shënmërirazi përgjëratave,
Papërkulshmi ngulmon që lindja e shpresës,
Nuk dritburonka majkreshta luginputhjes sate,
Ku fort disiplinuar janë mijëra vjetësh,
Varrezat pa ruajtur të poezive që tejvdekazi të përkushtoj,
Por, turrës së druve të besimit palcërisht tharë,
Ku herezia çmenduri e vetdjeg fantazmën e ndjenjës,
Ngurenja mos t’a bindë të bëhesh rish,
Re vorbulluar horizontesh mikllimverbimtë mallëngjenje,
Gjithjettej për t’i blerirë shtigjet mallit,
Ku ti prapë pa kult arsyeje-ç’trisht-do më mungosh,
Për të balerinuar akrepsahatit bekor si një rrufe e zbutur,
Ndër pellgjet e lotthit tim pasbreshëror...
Shpërthyeri ndër portat e qytetit as kështjellë e as kolibe,
Udhëve merimangangordhura të natës,
Me thonj fërshëllimash ia përgjaku ballin zbrazësirës,
Vitrinash i skaliti emrin perëndisë së sarkazmës,
Që qenka aq e aq paqverbër indiferentizmit,
Ndër mure vizatoi me penela furtune varrezën e mëngjesit,
Ku habitem kryqthpasqyruar hënë pellgjesh,
Mbërthyer panikgripor kthetra një shalli mallvjetër,
Që doja kohësh të bymehej ëmbël lakqafës sate,
Kredhë uturithellë anijesh të këpucëve,
Tek u ngecin gozhdët ndryshkur arkash noeane të akujve,
Kur fort do doja të t’a ndieja nën çdo plis poreje,
Dehjevirgjërën aromë çaji të frymëmarrjes,
Shpalosur çdo kthese vale të kërkoj velën e siluetës,
Që do më prijnte ëndërrt në liman gjiri,
Ndonëse kufijdykahsisht zjarret e vegjëlth të mendimeve,
Më fiken ungjijshë shprese një pas një,
E mbi zhurngastrën e të krahërorit mangall,
Mbet prej petale yjve veç hiri i lotëve të nostalgjisë,
Mbase do të të gjej kërpudhuar nën blirë trishti,
Pse u dashka makthërimit mes kaq thëllimi të të mungoj,
Apo edhe ti më kërkon vivaldianshëm,
Në labirinthe tingujsh palctharë nën zhupa stuhimi,
Kur ende nuk i ka mbërrirë afshi i mistereve,
Rish për t’i bërë në magjën e qiellzës së memecërimit poezi,
Sidoqoftë këmbëthyerat pelëza të syve,
M’i kamzhikonte ligvetëtirazi hyu i dëshpërisë,
Sepse në asnjë kënd të mauzoleut të hipnozës reale,
S’vegon shpëtimëri çdo hon për shtegtarin,
E me epshgjuhëzat e flakpishtarëve të gishtërinjve të mij,
Kafshoje filtrat e cigareve kurrpirë të qerpikve,
Kur gjunjur do të të lypja të më ç’dehje,
Me verën e buzëqeshjes që çudi si s’m’a ke borëruar,
Mbi pushtimtaret pyje të dyshimave pse sot,
Përkundërti ujvarash s’po më kaprollon luginash makthi,
Sado telat e të ftohtit i dimrit violinçel,
Ilegalisht strukturuar në të mençurimit filarmoniadë,
Ia ka akorduar harmonisë boll hidhmëruari,
Na pret diku stacione shkulur humbëtirash një strofkullz,
Ku mund t’i bija me harkun e ekstazës,
Por gurronjash të orëve u janë ngrirë aortat,
Stakuar gjeneratorë vesit s’u pulsojnë kund dritëtirë,
E përderisa ende s’ditka të t’a gurëzoje shpirtin,
Mosprania kapilarmeteorite e kokainës së fjalëzës sime,
Ndër anasjelltësinë e dhëmbëve të krahëve,
Mallkuar qoftë ai dikush që helmatisht të shtërngon,
E gjarpërinj përvëlorë miklimputhjesh të dhuron,
Ndërsa krejt nuk sheh si po aisbergem...
Ku fjala të gjarpëritet përmes shkretëtirë heshtjesh,
Pa ditur as vetë orientimave të instiktit për ku,
Mos vërtet do t’a përfundtë shtegtirën,
Fort e lodhur stinësh makthtare nën një qershizë puthjeje,
Ku do të jem patjetër flakgjelbëruari bar ku prehron,
Apo e dritës currilëz epshpashuese lot’etjes,
Pothuaj gati po i bëhem besimit rrënjë,
Me gishtërinjtë e përkëdhelave palchuara dheut,
Nëse i gjat’trishtit jerm do të t’vonohej madje dhe një jetë,
Për të m’i gjetur pa m’i vjedhë vjeshta,
Korijet shqiponjpurpurluar të dëshirpashkrepurve sy,
Ku elbin e ëndërrirave kam frikuar t’a birrëzoj,
Në tavernën braktisur shekujsh të një kthese rish pa sens,
Nga ku do na duhet të rinisemi bekimit,
Mbërritmës ku tash me limonatën e ag’portokalleve,
Shterpnajtirës së pritjes ligur ngushëllohem,
Pse në mos sot oj autopsiste e kryqzimit ndjenjor,
E thirrur nga zërthi i misterit për të takuar një të ri profet,
Nesër sigurisht do verëzohesh thellkupë qëllimit,
Dehje’jehonës së një këmbane që ende s’i njoh tingull,
E çaji monologvakur i të miave psherëtima,
Do jetë plevituar-por kurrë ç’ëmbëluar,
Apo rrëfenjën e një korbi kafeje do dëgjosh gramafon ere,
Pa as më folur për gërvishtmat ardhmëtare,
E pa e vënë re që shndërrohem pentagram lutjesh-hije,
Që mos të të shohin të hidhnirave zogj,
Pra zhavori mërgimtar përruazhuritje kohpapërcaktimës,
T’a dashka mallit një pickamë whisky,
E me rrebeshin flutura’akullt të një dushi kujtimesh,
Të t’i ç’mëkatojë zotapenduar arratisëset ide,
Eh sa kamasutërshëm po i përgjërohem krijimit mirfilltar,
Të më kthejë zanafillë të tjetrës premtore vdekë,
Veç unë të këngëzoj si zi’ujë pagëzimi,
Teksa shenjtët nga majtrampolinat gjuhzjarravitëse,
Të kridhen mollësh harruar vjelë të gjinjve,
Kur çmendurisht më avullonin nën trumpetë duhmaepshi,
Nëpër kofshët trëndafiluar prej turpit,
T’i tatuazhoja emër dhembjes që fshihet revetmimit,
Në të qafës bistakth pa formëzuar rruzuj vegimi,
Një syth vlag’ri kafshimi të ndizja pishtar,
Kur mbi karuselë hutimi pëllumbat e parfumit të flokëve,
Të t’i zëvendësoja me dallëndyshe rrëfyese yjësirash,
Sepse hartdëshpëruaras e di që vijëzima kobit,
Ende kahlindja pa ia hapur velën hënës,
Trillharruarazi do të ikësh tej parcelash të opium agonisë,
Ku po i zgjatet një pranverë e re fatpulsimit,
Ndoshta duke m’a lënë gërshërë buzëve,
Pa prerë e qepur supengushtën këmishë të përqafimit,
Lëkurpërcëllim ngatërruarazi ke hedhur shtatit,
Veç puhizën fantazmëruar të ekstazës sime mirazhgabore,
Si vallë eterisht ndjell’lakuriqtë do vrapëzosh,
Mes kapronjve trembur të kënaqësisë,
Ndër stepat thëthirmpakufijme t’iluziveve metafora,
Ku kalendarisht dinastijnë tigrat e hareve,
E unë do duhet të hetoj pas vizores e kompasit leonardian,
Në atlasin e orgazmës së aurorës së mbrëmshme,
Për në busullën e cilit qytet fest’hyjtë,
Para begbengut të janë nisur dishepujt e frymëzimit,
Fatit për të më ribërë krua shteranak poeti,
Që m’i farkon shpatë zëri xhelozia me tehet rrufenjëzuar,
Nga irealja krenari e humbjebetejës me shpresën,
Sprintuar egoizëm lumturimit krahmeje,
Meqë veç mur rrethimi arkitektuar sa drejti tradhëtirash,
Qenka ngastër nacionalizmit puthëtira jote...
Ku ende nuk po e harmonizojnë vivaldishëm ardhmërinë,
Gjithë bletët e ëndërrimave pasionesh burrërore,
-Instrumenta dëshirpagdhendur drojës,
S’do doja pentagramstinësh të dirigjohesha nga yti trill,
Që m’ia shthurr në çdo syth këmishe muzikën shpirtit,
Por kjo s’do të thotë që s’tringëllij siç do ti,
Nëse akustikën pa përmasë zemrës m’i përkëdhel,
Kur duke e braktisur valësh çdo bregu,
Simfoninë arrogante të miklimave që s’njeh asnjë rregull,
Nga djajtë kurrë blasfemuar instiktit,
Vërtet e ç’e ndjell pas qeshmës korin e langonjëtirës,
Në çdo festë fshehtërake të hyut të mençurizmit,
Arratisu prej varrezës së realitetit të lutem,
E gazmendur eja klandestinazi në eden të rrethit të arsyes,
Kam prenotuar muzash kaq himne ritëmthjeshta,
Padurimit të presin veç ty t’i këndosh,
Për rrëkezat e dritës që të shkasin nëpër petla gjinjsh,
Pa shpresuar kurrë të ribëhen kaçurrelave re,
Për prushin që më ka mbetur epshvirgjër mes pëllëmbëve,
Sa herë yjisht etesh poreve të trishtisë,
Për argjendverbuesen mjegull t’aromave dheruar,
Ku ligsht fsheh të trëndafilave zogj që si s’po m’i dhuron,
Pra po kërkoj qiellisht të t’a orientoj flladtimin,
Drejt një përqafimi gjelbërnajpanjohur,
Ku polkotthi shenjtët japmarrin zdrukthtari kohësh,
Me dalta e çekanë të më bëjnë syrit kitarë,
Ndërkaq që ende pa më prekur i lulëzimit teh majgishtash,
Do të të pishtaren e s’do keshë me ç’t’i fikësh,
Teksa ç’akordancat e rivalëve toredosh grishmëruar,
Psalltin sfidash vargje plagjiaturiste,
Në një dialekt jupiterian pa shpikur nevojave shpirtëruar,
Që, unë e ti dijmë t’a flasim qoftë makthit heshturazi,
Dhe pse askurrherë s’kemi shkëmbyer altarfajit,
Ndonjë unazë diamantirisnxjerrë premtese,
Për të lartur supesh tempuj dashurishë,
Që rrënjësh bese s’do t’i mbërrijë uragani i asnjë tërmeti,
Apo për rrezëllima nxirake ujëvarash nesërmtire,
Ku nën-tok do t’a spektrojmë ndjenjën,
Veç si një grusht dhe parajsor vështromë përthellgjoksit,
Habit si po t’a adhuron zhurimuriturazi farën,
Tej milingonat e erozionit të harrimit,
Mos të m’a shndërrojnë në shkretëtirë të lutjes luginë,
Por, me mijëra kometa ogurmira të më mbillesh eshtrash,
Në ugarë të vegimave lehontare mallit,
Më fal nëse po të predikoj me zërin e një ç’ekzistenti,
Me të njëjtën gjuhë si krejt hidhnajvuajtësit,
Qofsh e falur dhe nëse nuk m’a dëgjon recitimin e zjarrit,
Kur dikund bukurisht je nën vello tymi,
Sidoqoftë nëse do të të duhet lotzemërisht dikuri,
Ndonjë instrument nostalgjie t’i shpikësh orkestërdhembës,
Eja droj’pa e sharromë harenjash mespyllit...
Gjithshka që kurrë intuitivisht betohet: në do,
Ndonëse ngujim trajtpalëndëzor jam bërthamës atomike,
Kudo ku ligjesh ekzistence vërtetë dua,
Herë në tyrbet zhdukur nga hartat e syve të iknajës,
Bëhem pendimtari karvan harrimës pa kthim,
E herë prej trampolina thyer majqerpikësh të ardhmëtirës,
Kridhem honit të mosqenies gjakëruar,
Ende të pa kolauduarat shqisa instiktore perceptimi,
Varkshpëtuari më prijnë shteg veç në terrmë,
Ku pakundërshtori funksion algjebrik arsyetimit të dritës,
Më bind pse liria është vetvetes e plotë,
Vetëm atje ku të zemrës paformësi i mohohet shfaqja,
Në të tre përmasat jetvdekrilindse virtyt paprekshmërisë,
Ku yjorja moshë uni gëzon pakohazi mosngjizimën,
Në shpirtërinë ku farkohen shpresë a ngjyrë,
Thjesht dhembja të mos oqeanet ideve,
Patjetër do na i murlanë enciklopeditë trashëgoreve dijeni,
Zjarri shpagshpëtues të mos rishpiket,
Pse do i shndërrohemi n’energji motorrit të misterit,
Bardhëtira e asgjësë mos përcaktojë ere kufij,
Oh-do na e krejt ç’palcërojë vertikalitetin e nevojflatrimit,
Nëpër gjokse gurrash meditimave gjelbëronjlypëse,
Mos po i përgjëroj jet’tjetërsisë të bëhem ujë,
T’i ç’et patkonjtë kalit që humbi zotnë,
Në legjendën rapsodifundit ku trimëria ish kurrfekonduar,
Shpatë t’i fark dorës kur frika s’i ka dhurur pushtet,
Kur ende s’iu ka bërë hi festa e hakmarronjës,
Perlshëm t’ia mbjell lotët e rënkimeve,
Ballë të plaguarve pa pjellë prej nëna gabimtare zilonjash,
Kaq porcione bujarimi besoj u mjafton hyjve,
Mos m’a mohojnë mjaltin e mirësisë të më bletërojë,
Kështu gjinjtë dunaçaguara të virgjëreshave pyje ëndrre,
Si shpërblim t’i mbuloj shkëmbyeshëm me ngjethmë,
Gishtakaltërorëve trëndafila të epshit,
T’u hyj ndër dejtë e aromave qeshvjedhurazi,
Tutje-gllënkë harbimi të jem dasmës së zogut me rrufenë,
Për velat e ekstazës fort urtisht çmendurake,
Pra peizashe jo aq patriotikshëm flamujsh poetikë,
Por me verboren dendësi të dëshirimës,
Thika tingujsh ngjeshur sup më sup lartësi këmbanaresh,
Për këdo që i mungon përditazi muzika e maktheve,
Epitafë skalitur gjuhë luleshtrydhesh,
Që s’do kemi nevojë të na transkriptin hidhma,
Kur i ndjenjave tren na e ndezi udhëtimin trasesë së lotit,
Prej klithës së argjilit në syth të irisit,
Për të na i sosur hije fantazisë po n’atë peron malli,
Sirena e paqës botëtjetër alarmiane realitetit,
Ku makiavelshëm dashuria s’do na paradojë manekinazi,
Me hapa interesash teh urës së sfilatimit të falmës,
Por, gjithsesi për kaq pak përkohmëri,
Duhet pranglirisë të jetojmë si të përjetshëm...
Nëpër qytetin e dëshpërimit tim varur në një re loti,
E paksa më vështron tek hajn shtëpi engjëjsh,
Aq sa veç të fustanit kindza flakërime,
Lagen nga të errësirës ujra arratisur prej krojeve të frikës,
Dallgëzuar lig dalë ç’thellë liqenit të mendjes,
Më duket se një copëz të mëndafshtë dielli më hedh,
Në qiellin grish’artëruar të dëshirimës,
Duke krejt m’a ç’ylberuar guximin për të kapërcyer lotin,
Syrit që tash m’ia hap gjithë portat e ndaluara gazit,
Ngadalë të trishtit stalaktide ç’monumentuar,
Thonjisht e zhveshin gëzofin e akullit,
Madje dhe stalakmitet e hidhërimave ende buburrecuara,
Kotten nudisht në një plazh të ndaluar,
Ndër flatrat e shëtitoreve rruar prej hije leshterikësh,
Harabelat pranverharruar rish nisin gjelbërijnë,
Teksa bliret vrapojnë me sandalet rripakëputura të erës,
Nëpër rrjedhat e trotuareve kah’hutuar,
Neonet po arratijnë shtigjesh katakombëse natëtirës,
Sepse këtu s’do pllakosë pushtetisht kurrë më,
Dëgjimpanikësja simfoni pa shkruar e alurimës së natës,
Bile dhe hienat që mbrëma më loznin okej ngricballit,
Me topin zjarror të pikëllimi ngjizur avujsh loti,
Kund sot nuk po gjejnë barkë shpëtonje,
Për t’i kapërcyer murin kinez duhmës së detit të përçmimit,
Hartash vërtiten larg limane qerpikësh,
Ku si mbërrijnë dot shenjërisht stekat e shpagëtimit,
Çastet fluturisht duken si një libër faqekaltërt,
Çudi’eturi po e lexon një përrallzë fëmijësh pa embrionuar,
Shpejtazi gjithësia u sajua ashtu si e adhurova,
Kur isha para bigbeng fatit pakorrigjor ende engjëll,
Kur nuk kisha kuptuar ç’janë minierat,
Ngujuar mijëra mijle xeherorisht në shpirtrat e interesave,
Dhe as oxhakët mjegullnajflorinjtë të smogut,
Që t’i nxirmërijnë flamuj dhe shqiponja përqafimeve,
Po, po, bottha mitërsisht krejt si aherë,
Kur nuk ia kisha zbuluar thelli në rreshtnë krojin palc’artë,
Etjen i mëkon baltës së klithtirave shëruarazi,
Mes plagëve gulçngjethura me emrin kobtar: dashuri,
Kupat e njerëzve deh me verën e dritës,
Shpesh helmërisht tuj i uruar mirësi njera’tjetrës mjaltazi,
Ndërsa perënditë kalërojnë përmes lugina zemrash,
Indiferentshëm pa u rikthyer në Olimp,
Ngjyrçthuri me mantele të sathekur elbi hedhur,
Ndër supet që ajrin ndyrojnë aromë mollësh shejtanëzore,
Eh ç’realitete që veç në hijet e celuloidit të ëndrrave,
Mund t’i stamtojë fytyrpadytësisht mahnitja,
Dhe pse me asgjë tokësore s’më lidhin,
Kur duhet t’i vuaj vetmallkimin çdo kryqi zbuar realitetit,
Ku orë e pa kohë bekim jam dënuar të predikoj,
Ja ç’përfaqësojnë trëndafilat e zjarrit,
Ku kudhra ciklonet e metaforave ndërron stinstinësh,
Pa riciklim natyror impotencës së farkëtarëve të vetëtive,
Ku-sapo t’i fsheh tej kodrës së entuziazmit tim,
Xixat e syve vallëzuar në kurorë agimi,
Pasionrish aizbergon rreth ishull trurit pashprestira,
Rrëmetngrehinash të blasfemizmit brenda gjakgjakut tim,
Teksa kurthmakth pres të shkosh si çdo ditazi,
Kësaj rradhe pa më hedhur retine as dhe një pishtar,
Paku sa nervat t’i ndez qirinjve të lotit,
Spektrim ngushëllimit tim për aq shekuj në shenjë mëshire,
Sa të kujtohesh veç për një qindarkë veshtrimi...
Ershëm m’a pushtoi krejt qiellin: të dua!
Ti je paperceptueshëm e bukur si një liqen puthjeje,
Valgjelbëruar nga zambakë rosash epsh’egra,
Si një urë përqafimi ku dy majat konstruksion fantazisë,
Kanë mijra vjet mall pa u kapërcyer as vegimash,
Si një përrua humbur vrapimesh flake,
Që gjarpret ndër shkëmbenj akulli drejt të jetës kërthizë,
Si një amfiteatër i lashtë pjergullash dehjeje,
Ku qark perënditë adhurojnë krijimin,
Si një ajsbegr diamanti që thelli plluskon mendimit,
Ruajtur turpvlerës në gjakun e dritës stuhirash gazmendi,
Si një manastir ku hyu i vetmisë kottet nudo,
Mes murgeshash fantazmuar pendimi,
Si një shkrepë mermeri ku tajfunet me tehe rruferash,
Skalitur i kanë shtatore skllavit ç’nënshtror të përgjërisë,
Si një thinjgjethkë ekstazsambrujtur marihuane,
Bjerrje’etur tek lut t’i dhurohet trishtit,
Si një pjano kështjellthyer nga harmoni prefekte barbarësh,
Ndërsa i riarkitekturojnë ylberazi flamuj krenarimit,
Si një libër frymshenjtë që ende s’ka zbritur,
Mes paqës sa e sa sodomiste njerëzore,
Si një oqean psherëtim’muzgtë mbi pëllëmbë shkretëtire,
Ku dallgësh argjendi velflladen ishuj ag’ëndërrirash,
Si një kasollkë lulkuqesh mes pyllit të yjeve,
Ku po ninullohen përrallat kurr’rrëfyer,
Si një fallxhorkë që bën shtrigërisyrit ilegalisht striptizë,
Në arenën e një defi ndëshkuar prej shkreptirave,
Si një sirenë multiplikative homeriane,
Që s’gjen thellnajë zemre të kthehet në realitetin premtor,
Si një tortë barke që rremat e një feste pa emër,
E prijnë në portin grishëror të armikut,
Si një kope pishtarkuajsh që tërheqin pas trokthit natën,
T’a degdisin lodhmës kotthi në kahet e moskthimit,
Si një karusel ujëvare ku më ngjethron dëshira,
Të m’a pikiadësh njëqind shekuj fatin,
Si një violë që më lidh me telat e tingujve direk trilltirash,
Para se të t’i kafshoj hirmazi gjinjtë mbjellë reve,
Si një kurorë trëndafilash vesuar flakë,
Me zmeraldët e të mijve irisë-pluhur rrezëllimtar adhurie,
Si një dëborë joshdrittë ekzibicioniste,
Ku lodërtojnë foshnjat e profecive pa zbritur zotash,
Si një korale bethoveniane ku i zërave uragan,
M’a gris partiturën e shpirtit ku fshehuroj pendë engjëjsh,
Si një maratoniste që mes ritmit të vlagmallit,
Më rokullin nëpër venat e shterlutjes,
Më duaj!-plot shpata shkrepëtirluftrash kjo klithzë,
Zogjdegësh e hyjolimpisht m’a rrëzon krejt të qiellit pemë,
Në prehrin e një kryqi ku i falem ende vetmimit...
Pa përmasa gjeoshqisore iluzivitetesh perceptimi,
Re xixëllonjash vallëzojnë mitërtrurit,
E me një shi ëmbëlthak flakërijnë horizontin ç’busulluar,
Teksa unë përplasem nga njeri në tjetrin breg fjale,
Për të kapërcyer sërfisht dallgarsyen,
Pse si një peshk steril duhet të krajlem ende,
Tek ky real akuarium i jashtligjshëm pa ajrim ndalesash,
Me çizmet e frikaçërisë kurrë alarmveshura,
Të alpinëzohem majë honirash instikti,
Trashëguar kam një kanun morali që përgjëruar lutet,
T’ia gris çdonenshëm një e njëqind e njëmijë fletë,
Dhe herbariume epitafesh që trisht më kujtojnë ardh’pas,
Se antologjisht jam mortazi lule balte,
Antenat satelitore në batiskafët e vetmimit,
Nga asnjë galaktikë nuk më sjellin sinjale ndjenjash,
Fizikës sigurore monitorësh thyer të mollëzave,
Ku m’u shpërfaqkan veç karvane kometash velloverbimta,
Tej shtigje yjesh kushedi ç’rrënori tempull zemre,
Ç’dashurie do i prushërijnë mangall buzësh,
Ndërsa gishtërinjtë e mi as kaçurrelave të shkul’erës,
S’ia përkëdhelin dot kurthëtirës kryet,
Brenda të drojës gjashtfaqësh ngujuar jam tok me lirinë,
E ende s’di pse prej hyut të hakmarrjes,
Ndoshta dhe pse dikurë nuk bujta nga porta festore,
Në orgjinë frerpa kuçedrive panjohura të dritës,
Apo pse një engjëllthze pafajtare pafajësisht ç’virtytimit,
S’ia shkrova poemën e shvirgjërimë shpirtit,
Kushedi dhe pse nuk e tejbrega përroin e diamanteve,
Ku ende më priste princesha e varfërisë,
Gjithsesi varrezës së të sotmes me thonj klithash,
Vizatoj ndër gjinjtë e qiejve puthjepapushtimtë kanavacës,
Portretin e gjysmës së ëndërrirës sime,
Që po si unë vuan dënimin e vullnetit ç’lirë,
Ndoshta brenda një sfere loti orbitet universit,
Kund futbollit a lottove të rastësisë kurrë pa më ndeshur,
Qoftë aq sa për të më qëlluar ballfatin,
Me një ortek rrënjshkulur miklimash sa trallisës,
Edhe nëse s’do të mbërrija t’i dhuroja mirtar,
Mantelin e platintë të një magmëpërqafimi merimangtar,
Pra vegtarja shkoi nesërmes pa ardhur,
Duke më lënë rishmi po në fjordin e eremitpendorit,
Kurora mediokre vargjesh të thur fron korbash,
Për monumentet databronzta të nostalgjisë,
Kur dikurë vërtet s’isha as shenjtori, as mëkati e as falja,
Ndonse shpatë e parë pagëzuar stuhira epshit,
Por ky ungjill u gris pa ikur gojë hyut,
Kurrsesi për mos t’u rilexuar nga apostujt e pendimës,
Që kahtej ndarë e kanë ngastrash ruajtjeikonazi errëtirën,
Ku zotthazi ja që s’më bëjnë dot pjesë,
Fillikatthi veç me skeptrin e braktismës më lanë,
sho’shoqin të masturbojmë nën ritmin e dëshpëresës,
Meqë alkimisht asnjë Shën Mari perversiteti,
Nuk mund të m’i zhbirë gurdobësive frëngjitë e ekstazës,
Sepse me gjeninë e idjotit ogurfundmi kuptova,
Që gjithë femrat lindkan çlirisht kurva,
Ndaj ky apostulat në trajtë mirazhi kokainmpiksur,
Do më zulmërojë rreth fatshpëtisht ç’tunduar...
Klandestinazi hyra vegut të jem realitet qoftë dhe memec,
Përzhbirur embrionit të jehonave gjëmazi ardhane,
Mes mushkërive tuberkulare të qiejheshtjes,
Herë zhapikem nëpër skuta dëshirash,
E herë skifterem majë shkrepash hidhërimi sygjarpërimit,
Shpesh qëllon që piramida gen shpirtit më keopset,
Duke mos i gjetur kund arkitektit laps,
Kur ndonjërast krejt përmasima horizontit,
Ku jam fatrrethuar muresh të drittë dëshpërimi,
S’druaj polhipzbritazi të lodërtoj ndër shkallinat e arsyes,
Ku i ngjiz e thërmoj idhuj iluzionizmit,
Sepse hierarkisht nuk di ende ç’ka lind të shenjtet,
E ç’ka vdes të arratijë kalendrave të lavdisë,
Kohpërjashtuar nga gjithë rremat e mundësive detshtera,
Për të kapërcyer dallgdrojën epshuar,
Peshkërisht monologoj për koordinatat e mrekullisë,
Prej nga kurrë çerdhe dijenive s’do erëzohem,
Për t’u bërë ndoshta oshëtimë njëmiliardë decibel,
Dhe legjendat pa krijuar ende t’i tremb në mitra lahutash,
Por ja që paracaktimash qenkam veçse këmbanë letre,
E sado t’i biesh gjeth zëri si blerëzon buzëve,
Jo se nuk dua t’a mbush plot flutura shkëndijash,
Mimozën palctharë të universit arttar,
E madje jo se nuk lypem të m’a mbjellin me farë rebelimi,
Shkretaninë e pa të dytë të fatit bujar në çdo farë loti,
Thjesht do adhuroja të m’a elektrizonte eshtrisht,
Një dorë malli panjohur ujëvarën e flokëve,
Një kurm kometik flaktire të më prehej,
Veç një çast në prehrin hibraktisur dragonjëzash kujtimi,
Ku kanë mbetur veç gjurmë hartash lënë shkujdesive,
Ende pa u ngrënë bletësh harethara nostalgjisë,
Tash me lule emraçpagëzore çiftëzuar,
Vjedhuri ikur nga kafazi i ideve lumturiste që noton yjesh,
E të njëjtat plagë në zemra paqeniesh ogurndryshme,
Ja që s’na dhembkan klithtirash njëlloj,
Përderisa në stinë perversitetesh perzervative,
S’ka shenjt që s’ofshëroi një herë prej thikës së vetvetes,
Nga mllefkafshuarit gishtërinj të përkëdheljes,
Më ndjenjmjaltë shtërnguar rrënimkulm ekstazëtire,
Ndaj si të striptiztoj ligshtar timit tru,
Arenave mbushur me hije statujorësh hiruar prej korbash,
Kam bërë be të gjalloj kryqmurgërisht,
Në bërthamë të mollës së pse’së virgjërore kafshimit,
Në diamant shndërruar për dhëmbët urithyes,
Që dogmëzojnë të m’i falin rish ulërenjat partiturash ere,
E të m’a grirëzojnë neurotiken edeniadë,
Me marihuanën e paqës kurrngushëllore arash frike,
Kur fundi nuk ç’ngujohem më prej idesë dherore,
As nga sythi i qelës së ç’dekonspirimit të kuptimit suprem,
As vreshtat e qeshjeve s’do t’i vjel më,
E as për birrë s’do t’a ziej më elbin e qarjes,
As ushtëtar s’do më kenë më kufijtë e filozofisë,
E as minare mëshire kleritikët-aksionere ineteresash,
As direk preludimi karvanet e shprestisë duna epigramesh,
E as yll orientimi-hyjnitë e zodiatikës,
Uraganin e stuhisë po e kthej në krua dhembe,
Deri në gjëmë gjumi premtuar për tempullin mirazhik,
Kur do më duhet betimpërgënjeshtrazi në gjithë të lotit fe,
Flladtisht kanibalazi të të them vaginal-të dua...
Reshë do m’ia fshehin shtegtimit yjet,
Shpejt jahti i entuziazmit ndërtuar me materie vegu,
Për të t’u ankoruar fjordesh të syve ekzotikëzorë,
Paparashikueshëm mallit do m’a kurthërojë,
Një ciklon fort lukunor peshkaqenësh sa dalë mitra valëve,
Kur vetëtirat guxim do m’a shënjojnë fatit orientimin,
Me metafora të zhubravitura shuk goditjesh,
Velapërgjakur e gati shpirtshkrumbur,
Mbytit do t’i shpëtoj prej detit vetfundur gotverë ëndrrës,
Në një cektirë prushëruar me peshkërira dëshire,
Për të dalë tej një ishulli dëborëtirash habie,
Ish bariu i ogurit vetmar paq do më rrahë arratirash,
Me kërrabën që ruaj keqtirën kuptimpa,
Ku rish prej grigjë shenjtirave trillzbimtar paskam mbetur,
Madje dhe aherë kur më përzenë trishtnajtirës Hyjtë,
Pse kaluan kaq karvane verbore ditësh,
E mbi asnjë gamile s’të kam parë shkretëtirës,
Pse kapërcyer kanë kaq vargmale etjeje gjelbëruar dritazi,
E kund s’po më endezhurit përronja yte,
Pse qindrajetazi gdhendur t’a kam krahërorit lahutën,
E si vallë s’po m’i oshëtin qiejtitë jotja baladimë,
Pse gurët lodhur të fjalëve fort miklimtare,
Nuk m’i rilind për t’i bërë kështjella por veç rërë eshtrore,
Pse pema jote emërpanjohur ngulmisht i mugon erës,
Në pyllin epshdjegur të përqafimit tim,
Kështu ca e nga ca më rriten ara sokëllimës,
Mëzthat ekstazisht dëshiruar e kobnie të pagojë,
Meqë savanë lotit cigarja e shpirtit ku shkrova “të dua”,
Hi ngel sa herë e ligthëthij zjarrndezjes,
Të dua dhe kur çafçafësh shkreptimtarë përkëdhelës,
Retinqorruarazi ndjenjash mbështjell një tjetër,
Të dua dhe nëse bistakët flladkaltërt të vjeshtakeve buzë,
T’u rrënjëzokan në tjetër tokë pasioni,
Të dua dhe sikur argjendluspat e klithakënaqësirës,
I veshin halat tjetër notari thellësira ekstazire,
Të dua dhe aherë kur paragrafëve të besimit pa krijuar fe,
Në ungjillin e një tjetër Zoti po i lexon,
Të dua dhe pse me arin e stërkalirave të qeshmës,
Aromëzon brigjet një tjetër oqeanthi ndjenje,
Sidoqoftë gjerdanit irisxixëllor të ekuatorit tënd mirazhik,
Patkonjtë e perlave i trokthin përmes planetit tim,
Kur zemra do rritet dimensionesh të një molle,
Që s’e dije pse kurrë s’duhej kafshuar,
Përderisa sipas premtimtirës ende s’kish mbërrirë edenit,
E shenjta thikë t’a qëronte epshit pa konvertim,
Unë pra që sot thjesht kam dalë të adhuroj,
Si direku yt gjarpëron përmes blirësh,
Oh, unë pra që përgjëratën lutem të t’a bëj velë flladi,
Qoftë utopisë veç edhe në një atlas shqisanxjerrë vegimi,
Ku sizmografët jetës m’i parandjellin,
Një trëndafilishtë konseguencash duar tradhtire...
M’a tejshkon ekzistencës si një rrymë një milion kilovat,
Gati më ndizen pishtarnxjerrazi brumbujt e syve,
Nga energjia që: ku buron e shkarkon,
Mbase thjesht për të më feksuar kafke tunelet e nervave,
Prej nga më arratin rishmi perceptimi,
Apo me një lumë flakërenje të re huajtur prej terrnie,
Për të më vërshuar venazhdrejt e në plug zemre,
Krej më dhembon gjithë metafizika e trupit,
Nga ky përçim ngjethak thika tundonjmërie më fal dorezë,
Pyjet e ëndrrave që mbolla përmes kodrina natës,
Rrokulli ere m’i shkrumb puhizfluturim,
Zogjtë gjithfarësh të fjalëve që i vodha baule qiejsh,
E i mbolla plisa kafazit florinjëzuar të gojës,
Posaçërisht për të të bindur të jetonim tok brenda një reje,
Thellë erashkës së pendapërkëdhelave,
Që në pikëlima shiu lotërisht më shndërrohen,
Ritmuar ligsht nëpër luginën braktistare të heshtjes,
Fantazmat e poetëve ende pa lindur që do më ndihmonin,
Metamorfozash ty të të bëhesha altar,
Qark meje ringjallur kauzash të ç’virtytimit,
Një marsh funebër përtalljeje përjetësirash po luajnë,
Në nderim dordoleci grunajtrembur të trillit tim,
Teksa para më ecën thuajse si një ujëvarë perversitetesh,
Që ngjitet shkëmbenjve të kuriozitetit shterpanik,
Ndoshta të gjejë ku vallë ia mbolli dora e mrekullisë,
Aq premtoren farë të dritërimshpresës,
Ligsht lodhem ndër kronikanët e alpinistikës,
Hyun e mungesës pyes se kur do të kthehesh stacion yjve,
Risërishmi të m’a përmbytësh breganë,
Me dallgët gjelbërore të qeshjes-lugajat e trishtit,
Ku pas rosave të egra të pasionit gjahtarak,
Më lehin ende zagarët e kërkimit të ç’ka kam humbur,
Remat e barkave të ditëve kalbur i kam palcë lisa ideshë,
Dhe velat e erës të kafshuara nga hije korbash,
Madje çafkat e lindjes s’di si ngatërrojnë kah busulle,
Me pelikanë perëndimi e humbin yjve,
Përderisa t’i më tretesh mëndafsh horizontit të adhurisë,
Si një hënë e fikur orientimash retrospektive,
E prapë do më duhet nesërtire të ulem,
Stolbetonit ku cimën e qerpikut s’do të t’a lidh dot,
Sepse do më morrnicen keq gishtërinjtë nga lloha e pritjes,
Nga merimangat e emocioneve përçuar nënlëkurës,
I arsyes direk tehagut do më humbë ekuilibrin,
Prej fuqisë magnetike të irisëve të tu,
Sa herë me duar në bibël faji betohem se po më thëthijnë,
Në zulmin e protoneve të ekstazërimit naiv,
Aq herë më godasin mes ciklonesh të indiferentizmit,
Që na e rrënojnë krejt themele e oxhakë pasioni,
Qytetthin gjenezpërrallor të fantazisë,
Ku gamilet e territ polar i lenë vend deveve të diellnajës,
Ku kazma dhëmbthyer e klithzës sime,
Po mundohet t’i shkulë rrënjë kryqit të mallkimit,
Pse linda e pse psalltoj skllavisht përgjëruar,
Para shenjtit që s’ka si na do barabar as në gjyq premtimi,
Pse më duhet të gërmoj thelli mushkërive të verbisë,
Për të parë është vizatuar vertëtë a jo,
Ndonse panikem t’a shoh portretin tim çjerrator,
Mes retinës sate ku çudi-s’ka gjeth energjie...
Katërpolesh e shtrirë krejt shpirtërima,
Veshur me verbërim’artët mantelë të pendimave,
Pushtuar i paskan në çdo gur qëllimi tempujt iluzorë,
Ku endem mijëra jetësh antologji vetmimit,
Për t’i gjetur një piedestalth bosh premtirës së fantazmës,
Ndonse qenka fort shpejt shpagive të më paradojnë,
Kangurët veteranë t’entuziamit ndjellprimitiv,
Në gjyqin e kurrshmangtë të mirësive,
Ku kurrë s’ua fala të drejtën panteonike të granitëzohen,
Me sqepet e rrufenjta t’i gdhendin pak e pak,
Shkabonjat pasion’egra të qiejkohës,
Por ja që dështim dëshpërenjës vazhdoj t’i kompozoj,
Rish-të njëqindenjëmbëdhjetën rapsodi gjelbërisë,
Për të krijuar ekuilibër ndërmjet veprimeve e mendimeve,
Mes gazmimesh që si s’i gëzova kurrë,
Gjithshkajës që ende deri në farë gjaku kobim e vuaj,
Duke psalltuar çdo çast dhiatën kujtimeardhme,
Fron hierarkisë së fisnikërizmit pa origjinë,
E si vallë besoja që nuk u ndryshkka i lumturimit drapër,
Ndër fushatat e korrjeshirjeve të zhgjakërenjave,
E si s’më bindi asnjë shenjt që bekoret ara t’ekstazës,
Krojet ia shterkan mitre dritëtirëfatit,
E si më ndihet misterbarabartë sot energjia,
Për të ndryshuar çdokahësisht botën me zellin e krijuesit,
Me ç’ka kam-kam qenë bariu suprem i pashqisërimit,
Mbytur në qumështin e blegërimave të mëshirës,
Me ç’ka kam-jam bariu kozmosik tash,
Veshur në lëkurë ujku që ngjeth vetbesimin,
Me ç’ka kam-do të jem bariu që s’do të mësojë kurrësirës,
Se ç’kullota po i humbet zebra e fjalës,
Nëpër fshehtaret harta t’universalizimit të intuitës,
Ku parajson nevojat demoni pagabor i arsyes,
Vërtet s’po më qashtret mjegullnaja e shndrirës së diellit,
Nga tërçka më ofron rrjeta e errëtirës,
I meritës jaguar dhe pse me shpejtësi vegimi,
Benzinë më pi krojesh palckallpta varresh pa tokë,
Ndaj mos i kurdisni protezat e dhëmbgajasjes po u them,
Pse mbetur kam shpëtimash-eskalibur,
Vringëllirë mes reve të pëllumbave bardhorë,
Hidhërimit-në dorën rrënjëprerë të rastësisë fjalzote,
Madje dhe në paqë të asnjë lufte s’kam ngadhnjyer trurit,
Me magjinë që ligmi më blaton virtyte,
Jo sepse mes arenash të skakierës së strategjive,
Flamujqiejta më mungojnë pozicionuar tej,
Qoftë edhe keq armiqtë që më nderin luftën e jo paqën,
Jo pse oborrit ilegal trashëgimnajës ende s’më ka lindur,
Shpiksi i mekanizmit perfekt të hiperbolizimit,
Jo sepse në akuariumin shterë të lotit,
Të klithave peshq s’duan të m’i ndërrojnë shije gjëmës,
Ja që ngaheri kam ditur saktësisht në ç’tonalitet lavdimi,
Himnin t’ia këndoj si fronit edhe altarëzimit,
Mjeran’ekstazori unë që rish ia përbuz,
Të çeliktat përkrenare turpit dhe helmetat panikut,
Respektit të heshtës përkundruall i shpalos besnikërimin,
Shënjimpakorigjueshëm destinim kam mbetur,
Për gozhdët posaçërisht farkëtuara për kryqtrarë,
Që populluar kanë krenarishëm edenin,
Ku po më duhet të bredhërij me zemrën e lotit krejt nudo,
Zotthat e dashurisë t’i bind se statuetat që zbresin,
Për të m’iu falur epshit-s’më përkasin,
Për aq përjetsi sa kurrë s’mund t’a quaj gabim,
Triumfiadën e një ndjenje astrologjisht ende të pa lindur...
Kali i harbimit nuk do më gjejë kund pistë,
Krifa e turfullimës si një pemë rrënjmajazi shkulur,
Ndër re u pishtaron dëshpëruar rrugët engjëjve,
Kapaku i kalendarit të fitoreve shpreszhgënjim u dyllos,
Garimi do jetë ardhme veç konvencion,
Flamur ekstazpangjyrë që do të më rrëfejë yllgabor,
Pse dikur vërtet më kish kah e krah orientimi,
Drejt nënshtrimit pa kushte gjaku ndaj idesë pakorigjore,
Se ekzistoj vetëm pse duhet me qenë i pari,
Eh ç’cinizëm horizontesh flatrandrydhura kafke,
Tash që dhe i mësova të vizatojë shpirtit koordinata,
Arratimë genesh lig kuptova: të jetosh,
Do të thotë të ndodhesh jo veç si zogth kthetrash fantazie,
Atje ku je i bindur si terri mes rrjetë dritëtirës,
Se nuk ke qenë frymazi realitetit kurrë,
E kurrë s’do të ndodhesh kaltëruar ëndrramohimës,
E jeshë gjelbëran kurrë kurrasnjëhernajash kurrmbërritse,
Meqë kam monologuar kaq kohpafund,
Me dialektin parakrijues të vetë Shekspirit,
E si vallë veç një herë nuk përgjërova në falje ideshë,
Me të papërsëritën muzë të tij që më josh fajesh,
Ujin t’a quaja shkatërrim e ajrin-shpresë e tokën-çerdhëz,
Zjarrin-entuziazëm dhe qiellin-embrion,
Mos pse s’dita o hyj t’a shqipëroj gjuhën e dashurisë,
Po me flakpapërsërittën gjuhë të dashurisë,
Astronautshëm dënim ia humba yjet perceptimit,
Për të mbetur qëllimverbirë strategjisë miope finishizmit,
Ku më ndjellkan ç’konseguencash ole’të e kurorave,
Që ende kutërbokan aromë fatkalbëzimash,
Pse çdo ditë bekimit do lindë një ngadhnjës i ri,
Të shndërrohet mekanizëm vetbesimi,
Vdekazi për të merituar si çdo muze aureolat e blatimeve,
Që guxim paturpit rish do të të vjedhurijnë,
Meqë çisterna e verës thartuar të qiellit pa shenjtëri,
Duhet të ritmohet shi për të dehur gjithë qiellzat,
Apo portat e kërrusjes lypen tej hapur,
Që të çlirohet ndëshkimave perëndia e triumfive mohuar,
Por, sot gjendem fort nënshtrimlodhur,
Jo se s’kam numër amze kamzhikut të filozofisë,
Por pse heq dorë nga frerët harbuar të lirisë së pa liri,
Dhe këmbët i praps prej yzengjijve të erës,
Ç’delir qenka kllounisht të mos imitosh zellmrekullie më,
Vullnetet e uraganit që u përket veç shkatërritjerëve,
Në shtëpi të kthesh ku po të presin t’i shartosh,
E puthjes shegë dhe i përkëdhelës portokall,
Ku zambaku i një etjeje eh sa panginjse,
Çdo ëndrre prodhon fabrikagut diamatë vezullimrinj vese,
Për t’u ndjerë lavdbarabartë meritash,
Me një sulltan njëmijenjënetësh krejt ç’përrallëzuar,
Eh! kthej në pusin dhembator të kujtimave,
Kur luaja me një patkua përroi rënë trokrrufeve,
Kur sokëllija nëpër brirë jehonash deri shpella panikimit,
Mes pyllit që më thëthin e egërsisë së rritjes,
Pa m’ia treguar kurrë kroin bekor jetës,
Ku shtojzovallja i shuante qirinjtë tortës së epsheve,
Duke më pritur mijëra vjetësh të mbaroj arsyesh,
Udhkotësirën e garimit në mosqenien përkohtare të vlerës,
Ku fundi mallkoj pse këmborazi më harxhoi shenjtinë,
Për të gostirë djajtë ulogë të pendimit,
Që, qark përkushtimit tim shpëtim’mohuar,
Mprehin penisët e hakmarrjes trisht mosbindëse...
Komente per
VARGJE pa ARKITEKTURE
Posto komentin tend.
Per arsye abuzimesh komentet do te publikohen
pasi te kontrollohen !!
