33 Skica Poetike nga WILLIAM BLAKE - 498 lexime.
.
Gjithsej gjenden
0
komente per kete poeme !
Komento kete poeme !
Në shqip nga
Net ISVEIZI
MUZAVE
Nëse qerpikhijesh të Idës,
Apo flatrash ku rish bujt lindja,
Ndër dhomat e diellit shndritës
Ku melodi po plazmon lashttija;
Nëse habin qiejsh kryqdrejtë,
A cepreve gjelbrur të botës,
A ajrit ngastra kaltëremë,
Ku er’ra këngësh lindin epokës;
Nëse kristalet ngjizin shkëmbenj,
Detit fund në mitër nxirie
Mahnitur shtëpi koralesh tej,
Nënta krejt hi-shpëtim poezie;
Si e braktis ndjellhershmën dashuri
Rimtarët shende kohësh pa cak!
Spangofrikës çap mall e shkrumbi!
Tingulli gjëmon e vargje-sa pak!
DREJT YLLIT TE MBREMJES
Përgjatë flakflokësh të engjllit muzgëruar,
Kur dielli preh flatrat malesh purpurlorë
Dritpishtar i ndjenjës re’kurorshëm rrezuar
Shtratit të mbrëmjes gazlum rend e fort përkorë!
Buzqeshi dashurive kur qark ravijzohen
Qiejsh, perdet blu-serm’ujrave ndajnë brokat
Bebzash të tij lulet thëthirm’ëmbëlth prarohen
Kohzëgjumit le të prehen ca er’perëndonjat.
Liqeni flet paqtisht syshkreptirë qetimit,
Errësirën lan beft me argjend verbimplotë,
Paktit shkon larg dhe ujqit shtjellen egërsimit,
Dhe luani përqëndrohet përmes pyllmakthit:
Kriftufa jonë stolisur frikës hyjftohtë
Ogurshenjtti i mbron influencash të fatit...
MENGJESIT
Oj virgjine shenjtk’! Krejt ajkbardhë veshur,
Tej hapësirkohës hap qiejsh art’dyet;
Skutza gjumit zgjomë vegut rrezimqeshur
Qelthesaresh ikur-lindjes sill lëbyer
Nektarin fort vesdehës ndër vrapim dite.
O ag ngjizperltë diellit rish t’i falem,
Si njeri petkengjëllt rend sandalesh drite
Kodrat na pushton puhiz’ëndërrt krahzgalem.
KENGE
Brodha fushat sa hareshëm,
Dehur shijesh aromvere,
Princ dashnishë tej kqyr hershëm,
Kush buzgazit shket si rreze!
Më ndez flokësh jargavanë,
Trëndafil më skuq ndër vetull;
Më prin kopshtijesh pa anë,
Shndrin lumtira ëndrrash pezull.
Vesmajit më lagen flatrat,
Dielli mërisë m’i zbon pezm;
Rrjetmëndafshit m’i ze harpat,
Fat’artit kafaz më mbyll jerm.
Shpirt jep të m’i ndijë këngët,
Pas-qesh, vrap, harejmë flirtshëm;
Krahët jashtë m’i shtrin ëndërrt,
Humbjelirisë më tall trillshëm.
KENGE
Univers harmoni sa përkryer,
Buzgazi im dhe ajri pa fuqi,
Pasionesh trokthën pa u kthyer;
Ligshtit trishtimi të kall veç shkrumbi
Vrig më shpie mbi rrasë të varrit tim:
Sa fundvërtetë kjo dashuri miklim.
Fytyr’ e tij qiellisht hyjnore,
Kur miqtë tej shpërndan befasia;
Përse në të nuk ka vend për frone,
Zemra rreh ftohm’acartë nga dhimba?
Gjoksi-dashuri gjithvarresh adhurim,
Ku pelegrinët rish vijnë ndjenj’gjunjim.
Sëpatë më jepni-dhe një shpatë,
Sillmëni një pëlhurë valvitse;
Kur unë shtëpifundmen kam hapë,
Er’sqota të më godasë klithse:
Poshtë do shtrihem i ftohtë si baltë.
E vërteta dashuri më çon largmë!
KENGE
Dashuria tok me harmoni,
Thellqark ndërhyjnë shpirtrash flori,
Degët na kërleshen me mbrothsi,
Dhe rrënjët thuren njësh teh plori.
Gazmendet ulen dejve tanë,
Embëlth xixëllijnë zëlartë;
Si përrenj prej këmbë nesh ardhë
Pafajësi dhe virtyt bashkë.
Ti prodhon dehjeartat frute,
Unë vesh panairesh lule;
Ajrit prej bisqesh parfum shkunde,
Ku breshka ngre fole fatlume.
Ulet e bijtë mëkon qeshur,
Shendtar këngën ja dëgjoj heshtur;
Dhe të tuat gjethe drithmfshehur,
Tek dashuria-gjuhpaepur.
Atje miklon e saja fole,
Natës fundskaj atje ajo fle;
Sport atje bën ditës hare,
Mes kurorash na lodron prore.
KENGE
E dua vallzimin gaznjar,
Këngën që frymon fllad’anës,
Ku shndriton syri pafajtar,
E turp ndjen gjuh’ e shenjtvashës.
E dua lugajën qeshse,
Jehonën pasqyrim kodrës,
Ku shendi kurrë s’gjen prehje,
E bariu nginjet blert’tokës.
E dua të këndshmin ahur,
Dhe të dlirtën përshëndetje,
Larushen kope gërxhvrapur,
Si-frutat mesditash vere.
E dua ndenjsen palclistë,
Gji’listtës tryezë fshehur,
Ku tok pleqfshatarët gjithë,
Sportesh na shohin harenjur.
I dua fqinjët në vorua,
Por, më tepër kotelkë-ty,
Dua dhe ata që rrallë dua,
Veç: ti më je gjithshka në sy.
KENGE
Makthi shtjellzon kujtimet,
Me gazin akord notat;
Shpirt’erës tok me trillet
Muzika nis lodrat,
Trisht meditoj mbi krua,
Kur vajj ëndrra që dua,
Mendjen përshkon vegshkrumbë,
Thell’ gotës me ujë.
Burimit do pij kthjellmë,
Tek i gjegj zërthin zogtar;
Shtrirë tij ëndrrandezmë
Krejt ditës trillhoktar:
Tej të largem vjen nata
Trojesh ku shend fatligma,
Luginvetmimit ndër hapa
Hesht melankolia.
KENGA LAJTHITESE
Era qan klithegër,
Mesnatës kallkan;
Eja fli shkulmverbër,
Shpalosmi brengtirat pa an’:
Por kujdes! kur zbardhon agu,
Përmbi stepat tej kah lindja,
Në deh zogjtë rrezesh pragu,
Toka përçmon gjithshka.
Kujdes! nga krrokqiejt,
Shtruar blu shtegtirat,
Keqardhjesh terr diejt,
Nga tash më mërgojnë rimat:
Tringëllojnë në vesh nxirme,
Dukës syri i pjek lotë,
Era xhindoset prej çirrme,
Tek luhet me sqotë.
Si demon mbi një re,
Me gulç fatmjerimi,
Pas natës bëj flijte,
Tok me makthin shkon trembimi;
Shpinën pra do t’i kthej endjes,
Ngjizur prej hyjsh rehatije,
Drita t’më derdhet trurit pres,
Me dhembje çmendije.
PRANVERES
Oj leshra vesuar, teksa sheh poshtë,
Përmes dritaresh të mëngjesit qashtror,
Sytë engjëllorë kthen perëndimit,
Ishullit tonë që në kor të përshëndet.
Kodrat i rrëfejnë tej njera’tjetrës,
Lëndinat gjegjin sytë dashuruar,
Lart kthyer ngastrave të tua shndrirë,
Me këmbë shenjttësh na viziton klimën.
Muzgjesh kalo gërxhet, lerna puhizat,
Petkat parfumosura të të puthin,
Ag’mbrëmje na deh fryma që ndez perlat,
Tokë dashurisë-sëmurë për ty.
Gjelbrat stolis me gishtat ledhimdrejtë,
Të ëmblat epshe derdhja butë gjoksit,
Kurorën mbi kokën vuajtur-artja,
Modestet gërsheta lidhim veç për ty...
VERES
O hy harbuar ndër lëndinat tona
Fuqia, frerët e tu, zbusin vapën
Flakur nga flegrat e mëdha oj verë,
Shpesh hedhur mbi tendën tënde të artë
Ndodh lisash tanë fle ndërsa vemë re
Krahët gaz’zjarrmur e flokët valzues.
Tej hijesh tona sa shpesh t’a dëgjojmë
Zërin, kur mesdita makinvlimin nget
Tuj ngutur thellqiejsh ndanë pranverës
Ulu, e lëndinash tona mbushur myshk
Prej brigje lumenjve qashtrur, flaki ti,
Të mëndafshtat petka dhe nxito përrenjsh:
Korijet t’a duan krenimin oj verë.
Poetët zbulojnë telin kord’artë,
Të rinjtë krejt kokzbathur si bujq jugu,
Zonjat tona bjonde në valle gazmesh,
S’na mungon asnjë instrument hareje,
As të ëmblat jehona, as ujrat-qiej,
As kurordafinat që mbytin vlagën.
VJESHTES
O hir ngarkuar me fruta e vyshkje,
Me gjak pjergulle që s’kalon por ulet,
Përtej times çati ku veç ti pushon,
Gazmorin zë akordo fyellit freskor;
Tërë vashat bën rastit të vallzojnë!
Himne në refren për frutat dhe lulet.
“Sythet çelin bukurinë për diellin,
Dashuria vrapon venash drithruese;
Gonxhet varen qerpikësh të mëngjesit,
Lulzojnë faqes shndritur muzgut modest,
Ende mbledh palmat vera-të këndojnë,
Retë si pupla i hedhin petla kryesh.
Shpirti i ajrit jeton aromfrutash,
Me rrëkeza drite bredhin kopshtet qark,
Tok zbresin të bëhen kor në pemë.”
Gazmur stina bekon këngësh sa u ul;
Pastaj u ngrit qetë, vrapon mbi acar,
Kodrat flatron syrit tek artërim le pas ...
KENGE PAFAJESIE
HYRJE
Rrjedh një fyell ndër zabele,
Isosh qark jehojnë këngët,
Një fëmijë feks mes reve,
Qesh e lot e thot’ fjalëndërrt:
“Qingjit tim thuri ca nota!”
Goja më gurret dehur gaz.
“Rish o fyelltar këndona;”
Shkrep e qan t’a ndijë rishtaz.
“Bjeri fyellit lumturor,
Zjarre këngën gazmendshfrerë.”
Sërish këndoj me zë kumbor,
Qan t’a gjegjë dhe një herë.
“Fyelltar, ulu e shkruaj,
Librin t’a lexojnë shtangur.”
Syrit - zhduket flatrimhuaj,
Trisht e pres fyellin zbrazur.
Dhe e bëra gishtash penë,
Ngut e ngjeva ujit dritë,
Stinësh kënga të shend dhenë
Do kënaqë çdo fëmijë.
HYU I STANIT
Ç’prehje’ëmbëlth e çobanit grigjë,
Dhe pse gërxhesh humbet ag e mbrëmje,
Ndjek blegëroshet gurrash çdo ditë,
Kënga prin shteg lavdërimash ëndrre.
Kur i dëgjon qingjit thirrjet pafajshëm,
E gurrflladtën gjegjmë delzës amë,
Sy’yjtën paqë u adhuron prajshëm,
Pse - tok, e dijnë: tej rish bredh natë.
GJELBERIMI I JEHONES
Lart dielli ngrihet,
Tung! i thonë qiejt,
Zilet tringllen lumtur,
Për pranverën bujtur,
Trumcaku dhe mjelma,
Zogjtë gëmushfshehta,
Këndojnë rreth dehur,
Mes tingujsh harenjur,
Zjarrmen lojrat tona,
Mbi t’gjelbrat jehona.
Plaku Xhon flokbortë,
Qesh shkujdesjengrohtë,
Nën të lisit mjekër,
Krah mes miqsh të vjetër,
Gazmen sonës lojë,
Çiltër fjalthumbojnë:
Po kaq hovbegata,
Gjithë djem e vajza,
Qemë largtës rini,
Mbi t’gjelbrën jehoni.
U lodhën trillvegjlit,
Shterën gurrat shendit,
Dielli zbret malesh,
Vrapi resht luadhesh,
Nënash-tok në prehër,
Motra dhe vëllezër,
Si zogjthtë foleve,
Fundmi gjejnë prehje,
Humb loja çdo shndritim,
Mbi t’errtin gjelbërim...
QINGJI
Qingjth, kush të ngjizi ty?
Di kush të krijoi ty?
Të dha jetë dhe vrapim,
Nga krojet tej në mjalttim;
Të dha frym’ëmblën veshje,
Leshbutën bardhonjndezme;
Të dha dehmagjishmin zë,
Zabelet t’i gazmësh hirmë?
Qingjth, kush të lindi ty?
E di kush të dritti ty?
Qingjth, unë t’a tregoj ty,
Lermë të t’a rrëfej ty:
Ai thirret emër Tij,
Shkak pse quhet qingj dhe Ai.
Brishtpaqës besimdiellt;
Foshnjë u bë shendqiellt;
Fëmij përçim shpirtqingjthi,
Thirrur jemi emër tij;
Qingjth, Zoti të bekon ty!
Qingjth, amshim derdhtë mbi ty!
I VOGLI DJALE I ZI
Jugut të egër më lindi ime më,
I zi jam, por oh! zbardhëllon imi shpirt,
Si një engjëll feks anglezi fëmijë,
Kur unë dritprivuar jam sa trishtnxirt’.
Mëma më mësonte nën hije peme,
Ulur tok ndër zagushirën e ditës,
Mbi prehër dhelimash mes puthjesh jete,
Lindjen tek tregonte zu kah rrëfimës:
Diellin tej vështro ku banon Zoti,
Si shpërhap përreth shndrima e nxehtësi,
Pemë, lule, bisha, njerëz-qëmoti,
Paqë marrin agut-muzgut kënaqësi.
Dhe hapin tokës një të vogëlth zgavër,
Ku t’i ruajmë rrezet dashurisë,
Nxirakët trupa, fytyra joshbllangët,
Eshtë veç një re si pyll hijesishë.
Kur shpirtrat të mësohen me kaq zjarrë,
Reja zhduket e do i gjegjim zënë,
Dashuri jashtpyllit dil sa më parë,
Tendën ngazëllema me ar drit’hëntë.
Kaq fjalë thuri nëna e më puthi;
Po kështu i thashë anglezthit djalë:
Kur tok bardhnxirash të shpëtojmë fundi,
Qingjshëm do gazmim tendë Zotit bashkë,
Derisa do duhet, hije i bëj zhurit,
Gjunjë baballarësh shtrirë hareshëm;
Val’argjendtit flokë leht i shpupurit,
Do bëhem ai-të më dojë zellshëm.
SYTH’LUZMIMI
Trumcak, trumcak gazmbar’!
Ndër gjethet flladblerta,
Prillnajës lumtur,
Krahrrufenjtë shigjetar,
Ç’djep kërkon o fatshkar,
Gjoksit tim shkrumbur?!
Gushkuq, gushkuq nurvyer,
Ndër gjethet flladblerta,
Prillnajës lumtur,
Këndo ngashëryer,
Nurvyer, gushkuq nurvyer,
Gjoksit tim shkrumbur.
OXHAKPASTRUESI
Kur më vdiq nënoka isha fort kërthi,
Ati më shiti kur gjuha plot trishti,
Mezi guxon pëshpërit: “qaj! qaj! qaj! qaj!”
Tash mes blozës fle, oxhakët zhbllokoj vaj.
Eh ç’lot! kur kryet e djalthit Tom Dakri,
Kaçurrelat rruan si shpinëzë dashi,
“Hesht Tom! mos ligno kur kryet nxjerr në shesh,
Të argjendtin flok s’t’a djeg tymi-veç hesht.”
Krejt hidhmës zbutur e shpirtin boll qetë,
Tomi tek flinte pa një vegim beftë!
Dick, Joe, Ned & Jack-mijra fshesaxhinj,
Mbyllur ishin tok arkivolësh ndjellzinj.
Mbi ‘ta zbret engjlli me një çelës shndrirë,
Gjithë qark i ç’kyç e i le të lirë;
Tej vrapen qeshur zgripesh jeshiluar,
Lumit kridhen thellë në diell rrezuar.
Lakuriq zbardhur qefinët lenë pas,
Ngrihen lart ndër re, sport erës lozin gaz;
Engjlli i flet Tomit: në qofsh bir i mirë,
Baba Zotin paç, dashuri, mëshirë.
Dhe Tomi zgjohet; larg zbon çdo terrhumbje,
Çantat merr vrig e fuqi të ra pune.
Dhe pse agu ngrin, Tomi shendet ngrohtë;
Kush detyrën bën-s’ka keq, frikë, ftohtë.
DJALTHI I HUMBUR
Baba! Baba! Ku po shkon kaq shkreptar?
Pse kaq shpejt-s’të ndjek dot pas.
Fol, baba, fol me drerthin tënd trembtar,
Ndryshe mund të humbas.
Kurthpanikja natë s’ka kundmi atë,
Birziu shndrin nga vesa;
Dejthelli baltës shkrehet në të qarë,
Aromlot larget shpresa.
KERTHIGJETURI
Ketrushi humbur tej shtegvetmimit,
Ndjellmahnitur dritash largmë,
Qan; Zoti i shfaqet natvegimit,
Si t’ish ati petkabardhë.
E puth zogthin tek e merr prej dore,
Shpejt e kthen tek ama,
Brengosur lëndinës dhembvetmore,
Rrjedh ar loti kur birin rish pa.
KENGE HARENJTARE
Kur me zë blertar gajasen pemët,
E valë gropzash rendin gazshfrerët;
Kur ajri shendet me mendjet tona,
E mbroth zhurmëmadh shtigjet ndër kodra;
Kur gjelbrat zabelesh zjarrin dhenë,
E karkaleci vallzon tek kjo skenë,
Kur Meri, Suzana dhe Emili
Gojmjalttare këndojnë “Ha, Hi, Hi!”
Kur qeshin tablosh zogjtë hijedritë,
Si tryezës arrat e qershitë,
Eja jetojmë tok gëzimhata,
Himne kor’ëmbëltha ndezim “Hi, Ha, Ha!’
KENGE DJEPI
Gjum’ëndërrt, formo një hije
Mbi krye birthi dashurie;
Gjum’ëndërrt rrymash të ëmbla
Nën t’qetat rreze hir’hënta.
Gjum’mjaltë, përfundmi dorës,
Përkund vetull një kurorëz.
Gjum’mjaltë engjëll harpbukur,
Rri mbi nurvoglin tim lumtur.
Buz’gaz’ëmbëlth, natës pisë,
Qëndro lart kënaqësisë;
Buz’gaz’ëmbëlth e nënës prari,
Mrekullon të natës magji.
Pshertishend klithkat pëllumbi,
Mos shkund syrit petla gjumi.
Pshertidehmë buz’gaz’mjaltit,
Mrekullohet pshertimflladit.
Fli, fli bir lumtimit prehur,
Krejt krijesa dremit qeshur,
Fli, fli gjumlumtur pa gjama;
Tash mbi ty vajgazmet ama.
Pinjollpaqmë, mbi fytyrë
Gjej imazhe shenjttisht ndryrë.
Pinjollthpaqmë, si ti-moti,
Dhe për mua qau krijori,
Për mua, ty, për të gjithë,
Kur ish i vogëlth i brishtë
Dhe pse kund s’ju pa vegimi,
Të buzqesh prej parajsimi.
Buz’haren mbi ne të gjithë;
Tek për fare rish kërthijmë.
Buzshend i foshnjës-veç i tij;
Paqparajsim dhé mrekullimi.
VEGIM HYJNOR
Falmës, Keqardhjes, Paqës, Dashurisë
Kush nga ne nuk iu lut në ankth;
Hir virtytesh shtatore adhurisë
Falenderim u kthejmë e Lavd.
Për Keqardhje, Falmë, Dashuri, Paqë
Himn Zotit - Atit shpirtqiellor,
Dhe Keqardhje, Falmë, Dashuri, Paqë
Njeriu - bir i kujdesit shenjttor.
Pse Falma - gjak i zemrës njerëzore,
Keqardhja - veç portret pendimi,
Dashuria - formë robi hyjnore,
Paqja - fustanellë festimi.
E çdo frymë fajtari, në çdo klimë,
Dëshpërisht lutur për fatzbardhje,
Engjëllit njerëzor i lypnon Ndihmë,
Dashuri, Falmë, Keqardhje, Paqe.
Gjithë t’a duam krijesën dheruar,
Qoftë islam, çifut a pa fe,
Falmë, Dashuri, Keqardhje - Bekuar
Qark Zotit jetojnë në Paqe.
E ENJTJA E SHENJTTE
Tek një e enjte e shenjttë fytyrat rrezojnë pafajshëm,
Dy nga dy-kuq, blu e gjelbër tok fëmijët çapen prajshëm,
Grija praron ritin kishtar pas skeptrit borbardhë prirë,
Kupolës së hirmadhit Pal shpërhap Tamizi ujrat shndrirë.
Oh ç’shumësi pa skaj bëjnë kaq lule të Londrës sonë!
Ulur në poltron kujdesi krejt qytetin vezullojnë.
Kjo zhaurimë plot hare, si livadhesh-prroska, qingja,
Qindra djem e vasha ngrejnë ndër lutje duart paqbrishta.
Tash si re plot lavd përkorë ky zë kënge ngjit qiejt prore,
Harmoni bubullimtë jehon përgjatë të hyjve frone.
Poshtë ulen ndër të varfër mençurisht me mijra roja;
Dashurisht t’a mbash keqardhjen-si t’i zbosh engjëjt nga dora.
NATE
Dielli zbret në perëndim,
Lart shndrit i muzgut yll;
Zogjtë çerdhesh gjejnë paqtim,
Ç’ka tash kërkoj në pyll.
Hëna si një lule,
Parajsisht në gjunje,
Heshtjes së ekstazës
Ulur qesh udhnatës.
Tung! pyje gjelbrur e fusha,
Ku kënaqen tufat.
Ku qingjat lodren ndër zhuga
Engjëjt shndrijnë puplat.
Tinëz derdhin bekim
Lumturi pa shterim,
Në çdo sythim ndezur,
Dhe gjoksesh drojfjetur.
Shohin çdo fole paqtije,
Ku ngroh zogjtë dimri;
Vizitojnë shpella bishe,
T’i mbrojnë dëmtimi.
Në qan kush përpjekur
Kur tash do kish fjetur,
Kryesh derdhin gjumë,
Ulur shtratit prushmë.
Kur ndajnë ujq’tigra prenë,
Qajnë trisht keqdhimbash,
Nxit shuajn’ etjen lotshterë,
Larg i mbajnë grigjash;
Por në sulen frikshëm,
Engjëjt kujdesflijtshëm,
Çdo shpirt marrin në re,
I falin botë të re.
Në vrazhdtarësh sy luani
Do rrjedhë ar lotësh,
Lig thirr’ëmblat si tufani,
Rendin rreth fushgropës,
Tuj thënë: “egërsi,
Bindur përulje tij
Tej flaku lëngore
Ditës pavdekore.
Pranë tash ke qingj vajtorin,
Shtrihem të fle paksa;
Të mendoj për pagëzorin,
Rendur pas tij qaja.
Larë ujra jetës,
Emri shndrin pashterës
Flori rrezimbujshëm
Kur rish ruaj tufën.”
PARVERA
Flaut-gurrë,
Mos hesht kurrë!
Zogjsh harenjur
Ditnatshkrehur;
Tej bilbili,
Trill shqetsimi,
Deh lëndinën,
Festlumtinën,
Shpirtbujar, hirshkrumbtar, mirsevjen Vitit shendjerm.
Kërthinjdjalë,
Endrra artë;
Vash sythnjare,
Mjaltonjmadhe;
Gjel krrokthekur,
Dhe ti çmendur;
Zë gazmendtë,
Puhizdehmtë,
Zemërplot, dritnurfort, mirsenabujt Vitit dalldipafund.
Qingjth në thellsy,
Jam tok me ty;
Gjuhvalprushë,
Më nduk gushë;
Të shtyj-lermë
Leshbardhkrelmë;
Puthmë dlirur
Fytyrblirur:
Mirseerdhët Gëzonjtarë Vitit të ri fatgjelbërt, mrothtarë.
KENGA E INFERMIERES
Kur zërat e fëmijve ketren kopshtijesh
Dhe gazi mbulon krejt kodrën,
Krahrorit zemra lumturisht më ndal trillesh
E beft pezull e shoh botën.
“Ja-grisht shtëpia çapkënrit e mij, vjen muzg
Zgjohet shpejt e natës brymë;
Lojën ndalni e tok ngut të shkojmë qeshur,
Agu qiejsh vrik ndez frymë.”
“Jo, jo, lerna të harbojmë, drita feks ende
S’mund të kridhemi dremitjesh;
Gjersa flatra zogjsh qiejt nuk gjejnë prehje,
Dhe kodra dehet blegëritjesh.”
“Mirë pra, lodroni shndrimash pa venitur
Pas në shtrat ju pret përralla.”
Vegjëlthtarët përzgjedhë harejnë shkreptitur,
E kodrat rreth jehonimpaqta.
GEZIM VOGELTHTAR
“Në s’kam emër:
Pse jam veç dy ditshe.”
Çudi-si quheni ju?
“Lumturimverbër,
Shend thirrmëni stinve.”
Gaz’ëmbëlth shndrij mbi ju!
Hir miklimse!
Gaztrillkë dyditshe,
Gazmjalttë quamni ju:
Buzqeshjesh breruar,
Tek këndoj pa druar,
Gazdehse feks mbi ju!
ENDERR
Hijes dallget një vegim
Krah në shtrat me engjllin tim,
Milingona rrugën humb
Kur në bar prehem gjumshkrumb.
Shastimadh fatit mjerë,
Kredhterrit lodhjes shfrerë,
Prroskës tej dredhashkëmbtë,
Coprra zemrës del një zë:
“Vallë korbni bijt e mi?
Atit - i gjegjni psherti?
Jashtë ç’shihi kur s’dua:
Ktheni tash qani për mua.”
Mes keqardhjes ndez një lot;
Kur një krimbth vetëtin fort,
Ndërsa flet: “Ç’vaj njeriu
Rojen natës ja verbiu?
“Besë jap t’a shndrij botën,
Rreth një brumbull i mat kokën:
Tash zukamën ndiq përmbi;
Endacakth - vrap në shtëpi.”
DHEMBJES SE NJE TJETRI
Shihet tjetri në mjerim,
Hon keqardhjes pa kredhrim?
Si kqyr tjetër urrejtje,
E s’i ndjek gjurmësh dhembje?
A shihet një yll rrëzim,
Pa ndjerë ndarjes lëndim?
Mund e kqyr birin ati
Tek mbyt ndër shtjella vaji?
Mund e gjegj nëna gjunjim
Birthin klithfrikës mundim?
Jo, jo! s’do ndodhë kurrë!
Kurrë s’do mundet kurrë!
E kush gaz fal për gjithkënd
Dëgjon zërin që trisht dhëmb,
Zogthin breng ligjërimit,
Hidhmëritë e kërthirit,
Dhe nuk zbret çerdhes flatra,
Gjoksit t’i ngujtt keqardhja;
E mos ulet krah djepi,
Kob vaji pinjollth shkreti;
Dhe tok s’luten natditë,
Lotët larg zbohen ligshmë?
Oh jo! s’do ndodhë kurrë!
Kurrë s’do mundet, kurrë!
Të gjithve u jep gazmend;
Pinjollth bëhet e fal shend;
Ky burrmadh i trishtimit;
Dhe na ndjen hidhmat trillit.
Nuk dhembon veç një vetmi,
Një Zot i mbron-jo njeri;
S’mund të vajtohet një lot,
Zoti pranë s’u shndrin sot.
Oh! blaton nesh çdo hare,
Dëshpërim shkatrron ndër ne;
Të flatret tej trishtlargmë,
Ulet nesh ngashërimplagtë...
PERGJIGJA E TOKES
Kokën ngre toktrishta
Prej gjirit të makthit frikzi.
Flatret drita,
Stuhimklithta!
Dhe drynat ia mbyll dëshpërimit gri.
“Ngujur brigjesh vese,
Strofkyjshmes xhelozi panik:
Sqot’ thirr’hershme,
Lart lotngjethshme,
Jehonës gjegj atin e robit antik.
“I pjellbaltës baba!
Xheloz, frik’egoist, mizor!
Humb kënaqja,
Ndër terr pranga,
Për virgjinkat e rinimit agshdritor?
“A fsheh gaz pranvera
Kur shpërthen gonxhja blerimit?
Mbjell farhedhsja
Natës thekra,
Po lavdmiri bujk a plugon errsimit?
Thyej zinxhirin mjerë,
Që eshtrat akull m’i bën qark,
Egoist! Vemjë!
Mohimpërjetmë,
Që krahlirën dashuri fashon dritlarg.
UDHETUESI MENDOR
Udhtova tej tokash burri,
Në dhé burri e gruaje,
Gjegj e shoh kaq tmerr gjithkundi
Sa s’u diti kurrkush trase.
Atje lind lumturor foshnja
Vjen mes sa të tmerrmash dhemba,
Siç ne vjelim frutet tona
Mbjellë lotësh hidhnimhershma.
Dhe kur pjella qenka djalë
Një plake ja shpien pari,
Nën një shkëmb e gozhdon gjallë,
Ja mbledh britmat kupë ari.
Gjemba hekuri rreth kokës,
I shpon duar-bira këmbësh,
Ja shkul zemrën gjoksit ofshës
Ngrohtsqotën të ndjejë dhëmbësh.
Çdo nerv ja numëron gishtash,
Si florinjt’ e tij kopraci;
Me të qarat jeton britmash,
Dhe rinon tek plaket djali.
Kërthi bëhet gjakëruar,
Zuska-shndritur virgjëreshë;
Por, zinxhirët shkul lënguar,
Shtrigthën lidh gazmendit beftë.
Palcës thellë veten ja mbjell,
Si të vetin myk çdo burrë;
Djallka çerdhëz i bëhet zell
Kopësht frutash gardhpashkulë.
Zhduket shpejt vjetrankës hije,
Shtjellëzohet përqark tokës,
Me ar nginjet e zafire
Përftim progresit të botës.
Rubin’ të shpirtit njerëzor,
Sy perlash vrarë dashnimi,
Pashtermë ar zemrës theror,
Gulç martiri, mik pshertimi.
I tiji mish, e tija pije;
Ushqim lypsi dhe varfrani
Udhtar largshtigjesh ndër grisha:
Portë hapur bujtjesh xhani.
Dhemba e tij-gaz përjete;
Çati e mure jehonash;
Prej zjarrit në vatër shprese
Një vashëz del mes miklonjash.
Prushit solid dejngjizur krejt,
Zafir e ar - dorës druar
Guxon t’a dhelë foshnjën leht’,
Petkash e mbështjell flakruar.
Por, burrit që do shkon shendka,
I ri a plak, kamtar-mjeran;
Të moçmin mik braktis shpejtza,
Sa beh një lypës dere pran’.
Ngut ç’prehet fort larg ndër qarje,
Sa t’a joshë një veg tjetër;
Shpesh verban, vjetran, plot rrahje,
Tjetër zonjze t’i hajnë zemër.
E t’a mpakë acarmoshën
Mes krahve e mbledh shkretani;
Kjo pamje e zhduk kasollën,
Kopshtin adhurenjash sharmi.
Miqthtë qark shpërhapur totës,
Tokgjithë i lidh si syri,
Frika sens turbullon brokës,
Sheshtej bota-një topth ylli.
Shkrijnë krejt diell e hënë,
Pa kufij djerr hapësira,
Kurrgjë mbetur për të ngrënë,
Rreth heshttare veç terrira.
Mjalti buzësh fëmijnore,
Embëlthdehmat buk’ e verë,
Sy egrisht lojza flirtore,
Pas e kthen eh sa vjet hershmë;
Sepse kur ngopet e ç’ettet
I ri e më i ri çdo ditë;
Çapnjësh tok shkretrimës ecjet
Në terror shtjellen përçmimtë.
Xhanka flatret drenushegër,
Frikrash tejkah mbjell ashpërsi,
Ai ditnatë e ndjek verbër,
Pasion artesh-ëndërri.
Plot muza dashni’urrejtjesh,
Sa shterpa mbillet farë’re
Ç’harbonjim labirinth epshesh,
Derr, ujk, luan shëtit ndër ne.
Sa kthehet në foshnjëz ligur,
Shenjtka në plakëz vajtojcë.
Dashnor tjetër qark vjen trillur,
Yj’ e diell fort orbitmbrothtë.
Embëlth pemësh zbret ekstaza
Për pjellat e shkretëtirës;
Një qytet ndërton vrik paqja,
Shtëpi e bar i fal hirës.
Por kur gjen vrenjtur beben xhindi,
Godet tmerri krejt krahinën:
Qajnë “lindi foshnja, lindi!”
Dhe kahtej zbrazin ngjethimën.
Në guxon prek trajtën çmendur,
Thahen deri rrënjësh krahët;
Hungërojnë kafshët tmerrur,
Pemishtja ç’frutet llahtarët.
Formë kush s’i prek marrisë,
Veç në del e moçmja plakë,
Nën një shkëmb e gozhdon mirë,
E rish ndodh gjithshka siç thashë...
Komente per
33 Skica Poetike nga WILLIAM BLAKE
Posto komentin tend.
Per arsye abuzimesh komentet do te publikohen
pasi te kontrollohen !!
