Sonetet e DYSHAVE - Lexuar gjithsej : 316 here.
.
Gjithsej gjenden
0
komente per kete Sonet !
Komento kete Sonet!
712
Ti je një lumë çmenduran benzine që më rrethon fort fshehtisht,
Sa herë shkëndijë vendos e më bën haluçinacionit fati,
Dallgpërqafimesh më përpëlitet shpirti tuj klithur mjerisht,
Krahërorit pylli i dhembave hi më behet tej shpati.
Më shtjellëzohesh kishë zemrës sa ndjen që ky ish veç vegim,
Sa tallesh aq dhe frikon prej këmbanores së fjalës,
Ndal e sapo të mos më shkrishë zjarrputhjes jep premtim,
Sulesh befas llahtarpërkëdhelash si me qenë djallkëz.
Por dhe kjo ide ish mirazh batice dheut të së vërtetës,
Passesh farkë mendimit për të strateguar një sulm të tretë,
Prej qiejdëshirash zbret epshthëthirse me të vetëtimave fletë.
Eh në ç’perandori iluzionesh më paske flakur oj kuçedërz,
Duke më pushtuar kroje’ëndrrat më le pa një pikë drite mushti,
Flakadan zhuronjvetmor mbetem mes akullnaje gushti...
722
Duke u lutur qindra stinë që të shndërrohem veç një ditë në re,
Tash i bërë shi bie blues’isht krejti skutash qytetit plakur,
Në çdo pikël jam sy për të të parë fshehtësirës kudo që je,
Sa fort mall për të t’i përqafuar kaçurrelëzat vetëtimshëm lagur.
Pa të ardhur keq si më sqotëzohet shpirti rruginash verbore,
Teksa me rrufetë emrin tënd thërras në një kërkim dëshpëran,
E di që më kqyr pas një qelqi dritareje ku bulon frymdritore,
Mjegulldyshimit t’i mungon puthja që kaltërsirë qiejve shpërndan.
Por, ku i petalëzon qepallat e ku vështrimi të merr pas flutur,
S’më ngushëllon kurrë fakti që dikund je shandankë flakflorinjtë,
S’më mjafton i zemrës shenjttim kur nuk jam unë uji i pagëzimttë.
Do të doja të jetoje brenda meje po kaq mahnitësisht e bukur,
Vallëzuese si zambak i bardhë ritëm erës fërshëllyer sheshesh,
Kur, më kot po i lëbyr retinat tuj të gjurmuar askundit heshtjesh...
732
Ti, unë & ajo-ngjitemi skuadrilje avjonësh që e lëshojnë tymin ujvarshëm,
Për të festëruar qiellit brohoripadukshëm të ëndrrës një flamur triniteti,
Zhurmat e motorrëve misteresh ndjenjsore s’na interesojnë jehonlargshëm,
Thjesht në supet e reve të njeri’tjetrit mbështesim flladtirat e mendimeve vërteti.
Unë, ti & ajo-tretemi njësh në mrekullinë e mbrujtjes ndër duar krijuesi,
Kur njeri është ajër e tjetri dhe në brumin e fatit kush mbetet bëhet dritë përkorë,
Por në të kohës magjë buka ardhmëore tradhtenjash na trembet sfiduesi,
Evolucionizmi helmohet si dhe profetët nga kjo gomorriane epokë gjakçorbë.
S’na mjaftojnë porcionet e dashurisë a të paplotë e kemi dhuratën hyjnore,
Japmarrim qeshjeheshtjes e s’gjejmë kush është krua, kush luginë e kush lumë,
Epshvullkanisht kacafytemi ringut të fjalëve deri në krejtlakuriqësi-ajo, ti & unë.
Pastaj penduar bëhemi: një pentagram, një penë e tjetri harmoni brymore,
Tejmi të yjeve blegërima zbresim grigjës së të tashmes hareshëm në premti,
...fshehtësisht, pa na gjegjur kush, mos doni të jemi veç vagneriadë-ajo, unë & ti?
742
S’të dashuroj sytë por lulet e shkrepëtirave fshehur thellë tyre,
As majmalet e zërit por krojet që gumëzhijnë në gojën e mendjes,
As flladnitë përqafore por krahët e mallit që do më gjenin dhe në yje,
As arqipelagun e seksit por tim bir që këndon thelli në ty dallgheshtjes.
Mos më dashuro markat e këpucëve-këmbët që ngjiten shkëmbinjgjirit,
As hartat e ëndërrive-dixhitalizmin e ndjenjës që të fal koordinata,
As rimat metamorfozuese-të fjalës thëngjill që i jep kuptim hirit,
As besimin në të pambërritshme-eshtrat e shpirtit mprehur në shpata.
Vërtetë s’të dua në përmasa pëllumbeshe nëse s’ke kafaz qiellin,
As tuj më shpërfaqur spektrin e dobësive pa skeptrin e konseguencës,
As duke më lavdur engjëjt mbrojtës pa i vrarë pari djallin mungesës.
Sigurisht e çdo më doje në të konsideroj llampë që verb diellin,
As nëpërkëz që reciton edenit të shtratit vargje shkruar në prezervativë,
As si çek pa shifër firmosur nga fati për të të qenë skllav zellpashtirë...
752
Si unë tash që hallkat e meditimeve i lidh tok në pa limit,
Do dëshiroja të ish një grua që bëhet gati të më dhurojë stinët e fatit,
Brumë yjesh tuj mbrujtur e eshtra besimi tuj i hedhur zjarrit,
Për foshnjat e premtive palindur të këndojmë kohësh në infinit.
E sa herë të kthej rilindjesh të shtrojë tryezë gjoksit begatirat,
Orbitash urireja të endem tuj ia ngrënë ëndrrat pa nginje,
Në tempuj shenjtësh t’a kurorëzojmë lavdin pa dert e pa trishte,
Ag pas agu tuj parzmorur ndjenjat ku s’duhet të shpatojnë tradhtirat.
E rrethi i së vërtetës asnjëherë s’e mbyll portën siç dua iluzive,
Nga asnjë planet shprese s’më kthehet pas radioval’ e nevojshmërisë,
Koordinatash të panjohura e kërkoj dlirtaren atlase çudive.
Si s’qenke kund universit oj femër adhuruar fort dhertirshëm,
Çdo çast të mendoje veç për mua si sot po të hyjnoj mbrothtësisë,
Do i braktisja olimp muzave të të doja vdekshëm e njerëzishëm...
762
Edhe kur ti s’më do siç nuk duan harenjtarët myshqe një bredh palcthatë,
Pa m’a orientuar fatin shteg veriut të shpirtit e jo drejt të seksit jug,
Eshtra shpresës do gjej aq flakë sa të të them me të zemrës bishtuk:
Të dua oj aromë prilli dehmëdrittë dhe nëse më je shpage veç sëpatë.
Edhe kur ti s’më do siç nuk duan tokat e shenjta një plug mëkatxhindur,
Pa pranuar t’ia ç’kopsitin bujar’ëmblin gji tehut të mosmirnjohjes,
Do guxoj të them duke zhbirë prej rrjetmerimangave të ndryshdamkosjes:
Të dua oj amë rilindjesh dhe nëse më bëhesh veç varrth lotpanginjur.
Edhe kur ti s’më do siç nuk duan legjendat zërin e rapsodit mashtror,
Zanat duke i lavdur prostitutshëm e çdo kreshnik e shpall tradhtor,
S’do nguroj të të them rish: të dua oj rrëfenjë që s’më përket në asnjë varg.
Edhe kur ti s’më do siç nuk duan alienorët një perëndi prej argjile,
Thjesht për t’i shitur kauzave të përjetësizmit mekanizma virtytesh pa hile,
Çdo humbja të të them: të dua oj përkohësi që më bozhuresh në prag...
772
Me sa duket ty fati ende s’t’i paska matur kufijtë me një orgazëm mendore,
Prej ç’bregu ëndërrie e deri në ç’majë ekstaze ia shtrin rrezen lumturimit,
Si vallë s’e di sa t’a ka këmbana e zemrës hare’epshmin perimetër kumbimit,
Edukuar keq në inkubator arsyeje mëkatfajit i ke mbetur në derë shenjtore.
Nuk ditke se në ekuilibrin mes pasionin e logjikës duhet të fitojë veç verbimi,
Mes pajtonit të psiqikës e karros së emocionit instikti del doemos finishparë,
Gjyqtarët thua janë të poshtër, predikuesit moral’zvarrë, priftërinjtë tinzarë,
Sa heri në festa flirtesh t’i dërgoj guxon e i djeg flatrat që të dhuron trembimi.
Rrahur t’a paskan lig trurin me shkopinjtë e mos’eve që dirigjokan globin,
Sigurisht në kahun e lirisë-ku duan duart që e mbajnë rebelimin nën bindje,
Të pa përmasë brenda kornizës së parasë që mbrohet dhe e mbron zotin.
Jo atë Zot që jam mësuar t’a takoj gjithkund nga universi deri tej në këpucë,
Tuj t’u përgjëruar të më ndjekësh çdo hapi tek ky shteg dashurie pa shtirje,
Parajsdherëzuar në e mrekullojmë do na mbulojë yjshëm me të tijën brucë.
782
Si s’po të shkul dot nga dherat e mendjes,
Si gram i keq më mban pushtuar çdo ngastër,
A hashash je farmak t’m’i bëhesh dhembjes,
Mos vreshtë hyjsh për dehmat mushtpashterjes?
Nuk mund t’a shemb dot idefiksen kreshtë,
Vargje të thurr ballin shndrimalabastër,
Tejmë zemrës emrin m’a ngul si heshtë,
Klithqeshma dëborë më flokon ndër bjeshkë.
Guximpamundur ligsht të zboj prej ëndrrash,
Kot të ngulm që s’m’u dashka jotja gjelbëri,
Helm-si mund të them që më je mes ëmblash?!
Lutem mos qofsha piramidë kurrë,
Faraoneshza ime ti nuk njeh shterpësi,
Pushtetit ku më mban as skllav as burrë...
792
Banderola grisur pa ty krejt ditët,
Citatet e klaasikëve veç plehra,
Drita më rrëmben harenjash ndjellpisët,
Mendja më humb rish kujtimesh fatvjetra.
Zanat e entuziazmeve fort dlirët,
Trisht më ngushëllojnë kurvërimhershme,
E ç’rëndësi ka në s’mungon të qirët,
Kur nuk qi ç’ka do e ç’të dashuron zemra?!
Nuk je e kjo rrëfen se endem zbimit,
Humbur kërkimit të gjithshkaje s’kthehet,
Pa i gjetur himnin e vetes himnit.
Mbi gjethe fërshëllime shpirti prehet,
Era kërrcet dhëmbët përqafje dridhmit,
Nata si unë kroje ëndrrash shteret...
802
Boll hutuar botës së dhuratave,
Pse nuk guxon të më ndjekësh pas magjisht,
Mjafton të tokrrëmihjmë ëndërrhartave,
Krahdëshirash do përkundemi mahnisht.
Jo arkitekturës plot të pjatave,
Jo tezgjahësh ku shndrimat thuren marrisht,
Jo gurësh çmuar fshehur mes baltrave,
Jo gëzofësh rrëmbyer pyllit plaçkisht.
Në një qytet që e ndërtojnë shpirtrat,
Nga i pari gurë kurban themelesh,
Deri tek e fundmja gjethzë jet’vdekjesh.
Tash adhurisht i kqyr vetëm gjithtrishtat,
Nga unaza e hënës pa gisht bese,
Deri tek ti që s’më ndjek asnjë feste...
Komente per
Sonetet e DYSHAVE
Posto komentin tend.
Per arsye abuzimesh komentet do te publikohen
pasi te kontrollohen !!
