Untitled Document
Net ISVEIZI
        Gjuha jone sa e mire! Sa e ambel, sa e gjere! Sa e lehte, sa e lire! Sa e bukur sa e vlere!      (Naim Frasheri)
Kontakti
 

Sonetet e TRESHAVE - Lexuar gjithsej : 288 here.

.

Gjithsej gjenden 0 komente per kete Sonet !
Komento kete Sonet!

-813-

Ndjenja m’u vler më pak se një Mercedez,
Dhe në kund s’ka rrugaçe më mediokre,
Debilkë bredhur kohësh sa fort serbes,
Rrenjshëm bindur se gëzon hire zote.

Mund t’a adhurosh pa asnjë interes,
Për një flirt ndoshta përmes trillesh sqote,
Dhe pse rrugësh fati rend çmendur krejt stres,
Pa gjetur kuptim ndër gremisma sqote.

S’ka krahasim me të miat opinga,
Kjo gërdallë hekurishtesh shkon në dreq,
Drejt ferrit pas dashurimën m’a tërheq.

Ja-tek një kthesë ku kryqet epshqindra,
Mbjellë kanë bukuritradhtoret nimfa,
Vashzat që, përplasën shpirtin si një qelq...


-823-

Ndërmjet garipes njëzet e katër karat,
E një halabakeje morrkultivuar,
Kërkoj gjithkah ndryshim e si s’gjej aspak,
As të nesërmesh e as në të shkuar.

Lavdpara shpalos trimonjat çmendpacak,
Kërthizat kohve turpdyta u ka kruar,
Fati për dy motrat-qivur pa kapak,
Përjetmë përvjedhë nga të Zotit duar.

Sanduiç më shtrydhin mes shtrat merakut,
E lutem veç të heshtin zullumqaret,
Pa më lypur trashgimtare epshgjakut.

Dyshoj: mund të kenë një atë qyqaret?
Kënaqësisht matufepsur gaz plakut,
Tredhin riciklimin tek lumtur baret...


-833-

Dhe pse fjalët bredhin zhveshur ndër gojë,
Artikulimash i mbroth veshur mirë,
Prej lakuriqsimit u kam fort drojë,
Në shkëmbim zemra do më kish mërdhirë.

Por, ti më kërkon që të veshit hojë,
Me mjaltth zëri të t’a mbush oshëtirë,
Embëlthsisht dehesh e më fton në shtrojë,
Mes ethe epshesh dëshirës shpërbirë.

Por, më përskuq krejt turpi nga kaq hare,
Do të thoja që ndjehem befasuar,
Kur të shpirtit kopsa zbërthen plot naze,

Por, si guxon e më mbështjell ndër duar,
Si shkëmb një bregu më dhel dhëmbësh dallge,
Kur as “të dua” s’të them dot zjarrzbuar...


-843-

Mirësia thonë që është zanat,
Bile më i vjetër se dhe kurvllëku,
Ushtroje mirënjohjesh sa ke takat,
Mos u frik përtallash budallallëku.

Në do duart mos të t’i puthin prangat,
A mendjen mos t’a pushtojë kapsllëku,
A shqisat krejt mos të t’i lajnë gjakrat,
E shpirtin mos t’a florinjtësh pisllëku.

Sa për vete t’a kapërcej kam frikë,
Të moralit prag skalitur në eshtra,
Të shkoj-portës i këputet mentesha.

Më ze nën e më ngordh fjala e sqimtë,
I urtisë diell më shndrin përhimtë,
Ndaj fatfshihem dashuronjash ndër rreshta...


-853-

Fall hedh mbi të dhjetin filxhan kafeje,
Teksa shend erzon tej xhamash të barit,
Eshkërim dua të të fal një prekje,
E, heshtur të digjem si flak’ e farit.

Vrapoj të të ze e humb pas një kthese,
Ngordhkaltari trokth s’ngopet nga të sharit,
Sapo mbrrij përqafjen shalon tej një rreze,
E, argjend m’a pikon lotin të qarit.

Kthehem rish ndan tryezës meditore,
Kafkën e shkrij dhe derdh të reja shkronja,
Për pyllin që të grisht ndër metafora.

Kredhur në skalitje vargjesh brishtore,
Befas më shfaqesh prej larg verbshndrimore,
Zezanën kafe thëthij ndër ngjethonja...


-863-

Kornizë syrit hyn e pa përmasë,
Shpesh m’u dashka t’i ngre më lart qepallat,
T’i ç’gozhd qerpikët bindem pa tjetër gjasë,
Lartesh e shkurtesh nga dhelat e lajkat.

E kurrë s’më lejon të shndritoj frazë,
Ndjenja përçundnore m’i tradhton farkat,
Kur indiferente shkon shend pa prapsmë,
Të zjarrit epshe m’i braktisin vatrat.

Gurë sofati më mbeten retinat,
Ku ulen fantazmat dyer kujtesës,
Duke pritur rish të shfaqesh mes heshtmës.

Sakaq kqyr cigaret vallzim me gishtat,
Engjëjt e tu mbrojtës më thyejn’ pipzat,
Ndër xhamat e syzeve tej përcjellmës...


-873-

S’druaj të hyj guvës së gojës sate,
Ku fjalët rreth më qarkin gjarpërishëm,
Kjo terrnajë më eksiton magjishëm,
Mes shatërvane helmnajash ekstaze.

Mijrangjyrshe më vallzojnë fort hirshëm,
Eh ç’më shpërdridhen laguntrupit hare,
Më përcëllojnë prekjesh ledhmazjarre,
Sa në çdo prehër u paqprehem flirtshëm.

Mbi krahror i kacafyten sho’shoqes,
Kush e kush të më pickojë mjaltpara,
Gjithtok na thëthin dehmë madhe vala.

Kur dhemba e gazmendit më vdes joshjes,
E të gjakut prroska çmenden pangopjes,
Nxirrmë prej gjuhës por, fati s’ka gjasa...


-883-

Të arratisej e ndihmova një nimfë,
Prej ëndrrenjash ku ngujonte përralle,
Fort mirnjohshëm si shpërblim nga kjo ndihmë,
Më premtoi një dashuri hovzjarre.

Çudisht shpejt u përqetha nga një thirrmë,
Dehur pasion e çmendlozonjare,
Mahnirë trilltokësore kjo hirmë,
Rend pas makinave adhuronjmadhe.

Përzgjedh epshur markat e shoferëve,
E finalin destinacion të puthjes,
Pa druar u ndërron targat brekëve.

Teksa trisht nga pas po e ruaj shthurjes,
Tuj e lutur të kthehet rish mes drerëve,
Por, kurvickshëm, as m’i gjegjet hiç ngucjes...


-893-

Për t’a përgjakur e do një kolonel ushtrinë,
Një leitnand që t’a ruajë të virgjër paqën,
Unë-rekrut i jetës, luftoj për dashurinë,
Egoist zellpaçmim që shpirtit i ndryshon hartën.

Veç ëndrrës i nënshtrohem kudo m’a ze pusinë,
Në gjarpër shndërrohem krejt si imitoj dhe shkabën,
Vetëm marshoj kohës ku pasionet shkrumbinë,
Kërkim zemrës që m’adhuron si drita natën.

T’i vendos të rinj kufij perceptimit të fatit,
Ku të tjerët lëmenj me kryqe i shtojnë shpresës,
Apo dhe lumturohen hipnotisht prehër vdekës.

Dhe pse së gjalli duke mos qenë flakllahtarit,
Kurrë pa u hidhur ç’shije u ka dhemb’ e moralit,
Kur s’duan t’u jenë zotthër e shërbestarë ndjenjës...


-913-

Për t’a ndarë qoftë dhe me hile tortën e qejfeve,
I gjen lehtë djajthit që të lëpihen thekë fustanit,
Të gjysmosh të shendit shampanjë dhe picën e epsheve,
Kurrë s’të mungojnë kazmat për t’i hapur varre xhanit.

Madje dhe kllounë që t’i ç’kurdisin orët streseve,
Rimashkathët që ritëm ëndrrash të ndjekin pas avazit,
Religjonarë që nudisht t’adhurojnë tejperçeve,
Alkimistë që në s’u bujt në shtrat të plasin marazit.

Gjith’herë qark i ke lutjesh t’i ftosh brenda perimetrit,
Ku misterisht një botë pa adresë më verbjosh instiktesh,
Pa ditur as vetë pse të rithem “të dua!” mijvitesh.

Si dhjetrat fattarë jam një X e s’i jap vlerim emrit,
Veç të betohem: gazmendesh s’do më keshë direk prehrit,
Por, do vaj tok me ty kur të dhemb shpirti e lotit rritesh...

Komente per Sonetet e TRESHAVE


Posto komentin tend.
Per arsye abuzimesh komentet do te publikohen pasi te kontrollohen !!

Emri juaj :
 
Adresa email :
 
Komenti juaj :
 
   

Kthehu ne krye te faqes !

POEMA