Sonetet e KATRAVE - Lexuar gjithsej : 292 here.
.
Gjithsej gjenden
0
komente per kete Sonet !
Komento kete Sonet!
-1024-
Gjithkush përtyp mes kopështit të vet të mendjes lakra,
Ç’ka mbolli ditësh premtore pranverimit të zotave,
Tash gjelbrur me palcë ëndrrash e të kushtimit gjakra,
Pjekur e vjelë, shkelur e vjedhë djerranisht kohrave.
Grishballit i dritës plug vrapon begatash në baltra,
Arsyeja thur flatra e fatfundmi u ngjan korbave,
Dështonjat sado varr mermeresh rish kadavërvarfra,
Kur dhe shpresat çerdhe sokolësh u bien trisht lodrave.
Për një premtim më agresiv e një falje më sublime,
Emër lumturonjash kurrë pa kryer kalendarësh,
Kush pa i akuzuar për pasione shpagmarrësh.
Thëngjijve po i fryj dhe unë dhe pse ngrirë tundive,
Teksa lepujt më hanë çdo gjeth tejdherash përçundnive,
Kur tokth me hijet e dashuriçkave vallzoj shandanësh...
-1034-
E syrit kornizë nuk po m’a nxe tëndin portret,
Mahnitur lumturonjës shtoj dhe një qiellth tjetër,
Më ravijzohesh ëndrra’ardhshëm si të jem profet,
Për së njëqindti rilind në një dashuri mallvjetër.
I fjalës grafik më ve në dyshim në jam poet,
Kur metaforës limonshëm m’i kaltëron prehër,
Reale yjvezullon e s’u bëkam dot konkret,
Me mëndafsh përkëdhele të thur fllade joshgjelbër.
Penelat e kaçurrelave mbruhen si pjergull,
I llërëve mermer si letër pa rimëzuar,
Muzikën e muzgut shpërhap nga kroi nën sqetull.
Pëllumbat e trishtonjave nga m’ishin mërguar,
Kthehen shend e pena makthtare t’i ve mbi vetull,
Drithrim! sa nga ky mirazh ngel vetëm rishm lënduar...
-1044-
Po na hajnin çdo ditë imja mike, idetë dhe ritmet,
S’është poetikë kur thonë se na thëthijnë dhe shpirtin,
Duan bjerrësisë ligsht e lotit mollë të na vetkrimbet,
Vezullim shtigje krenisë gëzofshëm të na shtrojnë ziftin.
Por, ku dijnë të burojnë s’ka si të shterin luzma himnet,
Hidhëronjat dhe kur biblisht ngjallen imitojnë keq ritin,
Vdekja çdo përmase po vdekje mbet e kurrë s’i besniket,
Jeta grabitur-tjetër jete, do t’a shpagojë shend trillin.
E ja që tash duhen vuajtur gazmet që ishin veç tonat,
Gjurmë trokthira arrative s’u ndjejmë dot as jehonat,
Duart e kohës dijnë dhe të na i fshehkan begatirat.
Mos u panik kur shoqkat imitojnë nëpër frone zotat,
Si unë që s’habij kur më dhurojnë shpatën dhe tradhtirat,
A s’qenka lumturim të qeshim në një kor me dhembat e klithat?!
-1054-
Pres fshehmshtegut dhe pse për të mbërrirë ka njëmbëdhjetë,
Në grishmëvirgjrën kupë të trëndafilit puthjeçmendur,
Kërcyell kohe kacavirrem gjemba çastesh makthtmerrtë,
Ti je e nuk më je limfë gjelbërimjetës palcshterur.
Kur befas oqean syrit vetëtimat i thur velë,
Zeztaret fluturza vetullash drithrojnë ajrin heshtur,
Fjalët m’i hedh këmbësh si një ortekth energjimistertë,
Guxim s’ka të të kthejë shkëndijzë’zemra dhembash ndezur.
Ngërçarja gjuhë m’a nxjerr gjarprin prej gurit ku rri strukur,
Nesër them do t’i fal kore bletësh q’adhurojnë bukur,
Patericat e dëshpërimit më rikthejnë në ëndërr.
Padurimin të disiplinoj e kam fort të pamundur,
Verbërisht ndjenja në kupë të mendjes-verë epsh’shthurur,
Kur do më pijë veç një pikë trillave drerka zhgjëndërr...
-1064-
Një agu s’t’a gjeta ullirin majë të mendjes tarracë,
Më rrëfyen se kish zbritur tatëpjetë zallit të humbjes,
Eh ç’gjelbëronja më ka lënë mes të zemrës kanavacë,
Vërtet ke mbërritur në ferr moj guximtare e pamundjes?!
Nëpër gjurmë hapash malli pas të ndjek ëndrrave pacakë,
E di që kur të të mbërrij ligmë do të jem mplakur shkrumbjes,
Dhe ti thekrishtë thinjbraktisur do të jeshë cakpamatë,
Si vallë do të të njoh mes thëngjijishtes shpirtshuar shthurjes?!
Nëse dy krahësh të së njëjtit kryq do kërkojmë tokth falje,
Për zambakët e mirkuptimit kurrë mbjellë liqenj lotësh,
Do ketë kohë për t’i korrigjuar stonjaturat ndër qarje?!
Aq mrekulli do m’a zbresin profetët që rishmë parajse,
Të të bind të kthehesh shtëpi makthit e si zot të më njohësh,
Kur si sot dhe unë si Zoti do të të dua në ringjallje...
-1074-
Ngulmim bëj sikur dua të t’a blej sot me çdo vlerë,
Në çdo negociatë rish i thur lavde kuletës,
E ti hiqesh sikur nuk shet as moral e as nderë,
Gazmirë tuj i thurë ode jo pjalmit por bletës.
Kur ti m’a ofron ndjenjën sa për njëmijë të tjerë,
Kundërshtoj dhe pse ky kushtim më lumturon përtherës,
S’të bind dot pse ankandesh s’i kam nxjerrë ëndrrat mjerë,
Veç meritshëm po kërkoj t’i dhuroj skllavnimë besës.
Kuptimat heshtin kur instiktet na flasin një gjuhë,
Indiferentizmi vetëtin flatrat kur ndër gjunjë,
Shpirt’shpirtit do i binim hir nevojash vullnetfshehta.
Ja që veç hije kënaqësive u ndjekim gjurmë,
Dhe pse vullkanë epshesh zien kratereve zemra,
As ndër lojra gjasmesh si joshja nuk na i shkëmbenka...
-1084-
Për të na shpëtuar prej të përditshmërive kurthe,
Nga krejt të territ rrjeta që na hedh këmbësh kjo jetë,
Veç një njeri di fatflij të të ndihmojë pa kushte,
Dhemb’barabarti që na dashuron me të vërtetë.
Diku e kam të fshehur e më duhet t’a gjej ngutje,
Që të më nxjerrë t’a bind prej shpirtërores humnerë,
Dallgçelikun e të vetit gjak deri në pamundje,
Venash nga më braktisi shpresa guxim të m’a shtjerë.
Me besim se në të njëjtin ashensor sakrifice,
Marshim do t’a mbaja mbi shpinë tej kufij pavdekës,
Nëse pa mua-për mua, po i kërkon Ejfel ndjenjës.
Jo për t’i mbërrirë jehonkëmbanat lartësive,
Kur dhe shenjtët u qenkan braktisur prej iluzive,
Por, për të ridëshmuar gjelbrat matanë ur’brengës...
-1094-
Kur dhembon shpirti-zemrës njëqind thika s’më thonë asgjë,
Dialekt s’u kuptoj as lotëve të trëndafilave,
Ritmesh muzikzeza veç minjtë më vallzojnë në magjë,
Performancat e dritës më arratisen prej shqisave.
Kur dhembon shpirti-trumpetat e sfidës s’më njohin paqë,
Hambar mendjes me zjarrin kacafytem klitha drithrave,
Druaj të gozhdoj kryqe premtimi për shenjtët hutaqë,
S’i ndjej dreqërit si më bëjnë ziqe thellni mishrave.
Kur dhembon shpirti-lumenjtë s’më dallgin ëndrra por kobe,
Ferri më shfaqoset aq rimabukur ndër terr e joshje,
Përjetësira më ka vlerën e letrës higjenike.
Kur dhembon shpirti-fati më hidhet nga çdo rrokqiell moshe,
Hipnozistet e shpresës ngjajnë me magjistrica mjerike,
Dashuria mbi një rrafsh ç’magnetizuar-kahsferike...
-1104-
Pse s’më ndjek pas tok të gazmendim në iluzion,
Në një kështjellëz shpirtërore mbrujtur florinjtë,
Ku antiviruset nuk kanë asnjë funksion,
Si sot na ruajtkan tek ky realitet ndjellzinjtë.
Grish në mua e të premtoj të hyjve fuzion,
Jo kallpen harmoni ku solisten krenisht minjtë,
N’emër të gjuhës së vet liria na kufizon,
Kur s’e kuptojmë që ekziston vetëm ndjellshndrimtë.
Në një Eden brenda nesh që s’po e gjejmë ende,
Më kot e kërkojmë gjeografikisht gabuar,
Ndër gradë universi as yjtë s’paqkan shende.
Si vallë ëndrra’ëndrrës s’bujtim strofkash paçmuar,
Të zotave ritëm tuj humbur rock&rroll jete,
Guxo hyrmë portash vegimi, femërz shenjtuar...
-1114-
Po bashkjetoj me një dhembje kafshimhientë shpinore,
Trupi në çdo kat më përmbytet nga rrufe alurenjash,
Por, më pasionthiktë mbetka kjo dhembje shpirtërore,
Energjia në çdo vertebër loti më çmendet nervash.
Njëqindfish më ligmther dhembja e dashurisë trishtore,
Kur tornadot e mungesës kridhen mes oqean heshtmash,
E pa matematikë veç e humbjes dhembje brishtore,
Për ritëmpakthyerat vallzime jupiterë qeshmash.
Ja që filozofia ka ndot për mbeturinat dhembore,
Merret me fisnikërimat nëpërkur gorgash rrembore,
E me formulat abstragore lindur pa am’ e atë.
As mençuria s’denj të bëjë pazar instiktmjerore,
Me epitafizma dhemburishë që s’njohin kurrë mjaftë,
Të arsyes biblioteka llohës ia veshin zjarrtë...
Komente per
Sonetet e KATRAVE
Posto komentin tend.
Per arsye abuzimesh komentet do te publikohen
pasi te kontrollohen !!
