Untitled Document
Net ISVEIZI
        Gjuha jone sa e mire! Sa e ambel, sa e gjere! Sa e lehte, sa e lire! Sa e bukur sa e vlere!      (Naim Frasheri)
Kontakti
 

Sonetet e ZEROVE - Lexuar gjithsej : 339 here.

.

Gjithsej gjenden 0 komente per kete Sonet !
Komento kete Sonet!

510

Ndër këpucët e grisura hyn pa leje,
Drita e përditshmërisë,
Ku fshihen e gjenden të botës mistere,
Prin fjalpakë papërtisë.

Vrojtues i mirë pa kah shtigjesh ere,
Të jem fatit grishpërçmisë,
Tek vallzon i zhveshur dehur mllef e qejfe,
Mbi fronin e shpirtshëmtisë.

Njoh miq e armiq në të njëjtin fron nderi,
Pagëzuar nga besprerja,
Veç ndër qiej zotash t’u mbërrijë emri.

Më dhemb deri eshtrash ndjenja,
Kur zbuloj pse ligjet ku na thërret nderi,
Thesarshëm s’zhvarren nga zemra...


520

Nuk e ndjen si bëjnë seks në raftet e bibliotekës,
Personazhet dalë librazh orgjijnë tok me autorë,
Të mirë a këqinj i shkundi gjethesh ky fund i vjeshtës,
Turraçmenden pas njeri’tjetrit, hargalisen plot therorë.

Po druaj të përmend emra nga ky peizash shthurpërngjethës,
Kur shtjell’epshesh janë kredhur dhe poetët më masturborë,
Madje dhe e turpit shenjtkë vaginën e paska krejt eshkëz,
Kryekëmbësh penisëzohen dhe filozofët matuforë.

E tash që e kam kapërcyer pragun e kaq lëngate,
Dua e s’dua thërras të prezervativëve perëndeshë,
Syrit, mendjes e penës të m’i dhurojë nga një helmetë.

Sepse vërtet mund të ndodhë të shënjoj jetës pa gajle,
E kushedi flurudhimi i ndonjë plumbi të spermtë,
Baba të më shpallë vjedhmë një kopertine bir’rremë...


530

Një meso burrë qenka epshi-si dhe unë,
Madje dhe në rini më ish thjesht një murlanim,
Në fëmijri qe turp më thonin e jo dhunë,
Siç sot këmbëngul çdo plak prej humbjes në tradhtim.

Sa bukur do të ish t’a shndërroja në punë,
Për çdo gurrë ofshi të shpërblehesha prarim,
Por ja që dashuria është tjetër furtunë,
Fillon e mbaron në mendje ndryshe bën shpagim.

Dhe pse shpesh e më shpesh mbroni tjetër të drejtë,
Madje qëllon të më bindni që kjo e vërtetë,
Kurrgjë s’ka të përbashkët me të qenit e shenjtë.

Gjithsesi duhet t’u kujtoj rish o t’uruar,
Të panikeni prej seksit tuaj tunduar,
Lumturisht u prin veç shteg parajsës shthuruar...


540

Shpejt do mësosh ç’tundore t’a vuash fort mirë të keqen,
Oj zemërz që tash po më di t’a zgjedhësh boll keq të mirën,
Piedestal mjerimit s’do gjeshë vinç t’a ngreshë veten,
Shpirtkërmimi do të t’a zbojë ‘qind jetë hapësirën,

Ku sot je rreze lodrimpacaktë zhgabe e qiejt ngjethen,
Ku je hyjeshë që fatin bind t’i nëmë kohës mitrën,
Ku je shtjellë jehonare që ia sterilën sperme heshtjen,
Ku je burim terri që s’lejon as të xhelozet dritën,

Për ç’orientimin e busullës që përbuz magnetizmat,
Për të profecisë penë që skalit syrit kataklizmat,
Për bukën padhuruar të shpirtit, për gjakun pa ç’etjezuar.

Veç, tash lutem që mos të të thërrasin mëmë barbarizmat,
E mos të t’i prekë zotat e ndjenjës selvi shtrembzuar,
Mëso dashuro si palc’ e rrufesë natën makthshkretzuar...


550

Brenda lëkurës e në eshtrat e të njëjtin njeri,
Rrallë qëllon të treten me një hyjnore energji,
Ai që plot atribute të dashuron si gjeni,
Dhe ai tjertri që mizorisht të pallon lavd’mjeri.

Nuk të ofroj të zgjedhësh mes të dyve se jam veç një,
Pa kompromis m’a nënshtron vullnetin si skllav kjo ndjenjë,
Përkushtoren vello hiri t’a thuee me të dritta penjë,
Për dhuratë të të pranoj qiejt më dhanë shenjë.

Së pari më kthyen në jetë prej ëndrrash djallnore,
Së dyti më zbuan prej flakësh të epsheve kafshore,
Së treti më lidhën me ty përqafimash prangore.

Tash të lutem adhuromë pse më bëre fron fati,
Mbi emrin tim ulu e gëzo gjithshka të jep lavdi,
Por nën egoizmin tim mos lejo të të gjarpret shtati...


560

Mjerimi mund të kish një tjetër e kurrsesi timin emër,
As duhej të më gozhdej në kryqin e syve me kryet,
Pse dashka të më shtrihet leonardianit perimetër,
Kështjellës së shpresës tradhtore pse m’ia kyç krejt dyert?!

Dua t’i dal jashtë kanserozit trup që më ndryn në eshtër,
Ujkonjshëm të kullos gjarprinj e shqipe ku më thërrasin pyjet,
Të pij dritën që krojon nga varret e kreshnikëve gjysh’etër,
Zinxhirores merimangë fati t’ia këpus në mitër nyjet.

Në arkitekturën e pamundjeve t’i bleroj shkretanitë,
T’i rindërtoj katedralet e t’i ringjalloj aleksandritë,
Të lyp në prag çdo tempulli mëshirimin e dijeve.

E çudisht ndjej metropole brinjësh si shtohen shkatrritë,
Periferive kovaçana lotësh farkohen bisturitë e trishteve,
Pa kusht të m’a shkëpusin zemrën prej dashurisë ikur hijeve...


570

Nëse arsyetojmë pse s’jemi të përjetshëm,
Prej kanune konjukturash duhet t;’a përjashtojmë faktorin kohë,
Nuk ekziston kur përkushtohemi fatesh zellshëm,
Kundrejt çdo sakrifikimi dashurinë për të fituar tek kjo botë.

Do gazmendim ç’na ka lënë premtonja prej hershëm,
Do thurim rapsodi gjëmash sa kurorë lotësh do vemë mbi kokë,
Të vetmet thesare në shpirt na fshihen pashtershëm,
Materien do e lemë ku e gjetëm e do ikim si erdhëm-pa shokë.

Të vetmen lumturenja mbetkan të zemrës dalldi,
Pishat e puthjeve që i pret sëpata e muzgut majmale ndjenjash,
E mallit hidhtirë që shijon ëndërrt si mjalti.

Fort e kotë të pyesim sa vite gjak na dritëruan verbërisht venat,
Kur urë e së djeshmes me të nesërmen është shtati,
Por, fruti që mbjellim biblisht do na edenë përzgjedhmash..


580

Sy ndër sy shënjojmë me të vështrimeve silurë,
Alarmisht depërtojmë fund arsyes e pendimit,
Kur sipërfaqe lotit aq fort na lodh veç një urë,
Si vallë thellësirshpirtrash s’i dhembemi hiç hiçit?!

Përfytyroj ngordhur delfinë fjalësh ardhur shpurë,
Shkëmbenjsh malli përplasen dhe cironkat e kujtimit,
Brigjet korben mbyttarësh direkë kalbur ndër gurë,
Hëna nën fshesë dritrash pastron dallgët prej trishtimit.

Por, na ka mbetur ende aq ar mençurie vlerçbjerrë,
T’a blejmë llahtaronjën para se të ndezë jelet,
Me suita kukuvajkash mos t’i mbushë qiejqejfet.

Çastit kur shkëmbehemi paqheshtazi tuj u çjerrë,
Shpejt shndërrohemi unë në dem e ti në mëshqerrë,
Për aromën e njeri’tjetrit na kanë lypmë epshet...


590

Tuneli i të gjelbrës së mishit ardhmërisht konservuar,
Gjëmon përtej ndjenjës që ka marrë formë këmbanareje,
Kur puthja rrjedh kanalesh të menopauzave helmuar,
Shterpësirës së krej botëve çmendur mes himnesh hareje.

Dalta e moralit të kreshnikrimit mermer gdhend zvetnuar,
Penduar braktismë malit pse qytetërim kish ndër deje,
Sytë do i hanë korbat sheshe hipokrizave premtuar,
Dhe engjëjt glasat do t’i hedhin mbi krye vend çdo rrufeje.

Ahishtja ku do huanin trarët për tjetër skelë lartësimi,
Vet’epshesh ngel hi pa e lënë të ndezë fjalë masturbonjës,
E shpresës perëndi qingjëron e si thuhet më: më fal zonjëz.

Çdoçka ruanim kujtesës prej brezash lavdi qelb kërmimi,
Dashuria s’riprodhon as hormonet ku atëron përçmimi,
Jo t’i falë jetë shendit si brenga më fal jetë në çdo shkronjëz...


600

Delfinët më kot shtegtojnë ndër mijra porte,
Dentistin premtor t’u gjejnë dhëmbëve krimbur,
E të ngrënit kënaqësi u prin ndër mortje,
Në konservë deti do përfundojnë kripur.

Dallgët do ua fshehin halat përthellë shporte,
Kur cironkat do u dynden lukunisht hidhur,
Luspat tutje brigjesh do të shkaktojnë ndotje,
S’ka peizash më rrënqethës e më të trishtur.

Të të hanë kur fuqitë të zbojnë kufijve,
Tregon se ke ngrënë pameritshëm pa masë,
Pse mjerisht mironja duhej të të kish rritje.

Sado butësisht nevoja të bënka shtazë,
Madje diabeti fal dhe një të re nxitje,
Proteza të blesh tjetërjetësisht pa gjasë...

Komente per Sonetet e ZEROVE


Posto komentin tend.
Per arsye abuzimesh komentet do te publikohen pasi te kontrollohen !!

Emri juaj :
 
Adresa email :
 
Komenti juaj :
 
   

Kthehu ne krye te faqes !

POEMA